Aktualitet

Protesta e dhunshme në PD, Basha mbledh Kryesinë, priten vendime

10 Janar 2022, 14:21 Nga DOSJA
Protesta e dhunshme në PD, Basha mbledh Kryesinë, priten vendime

TIRANË– Dy ditë pas protestës që ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij zhvilluan në selinë e Partisë Demokratike, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë e partisë. Mësohet se mbledhja ka nisur rreth orës 19:00. Pas dyerve të zyrës ku po zhvillohet mbledhja po diskutohet në lidhje me protestën e dhunshme të 8 janarit, që la pas edhe persona të plagosur.

Pritet që në mbledhjen e sotme të merret një vendim për mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Nuk dihet nëse do të ketë sanksione ndaj tyre apo masa të tjera shtesë që mund të parandalojnë një 8 janar të dytë.

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim. Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara.

34 persona u vunë në pranga që akuzohen për kryerjen e veprave penale: “Shkatërrim prone”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike. Mes tyre është edhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi e deputeti Flamur Noka.  Vetë Basha e ish-kryeministri Berisha do të merren në pyetje nga prokuroria në lidhje me ngjarjen në fjalë.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll