Aktualitet

Kërcënojnë banorët e Laprakës: Do ketë gjakderdhje nëse na shembni shtëpitë

10 Janar 2022, 17:39 Nga DOSJA
Kërcënojnë banorët e Laprakës: Do ketë gjakderdhje

TIRANË– Banorët e Laprakës vijojnë qëndresën e tyre kundër shembjes së shtëpisë që u prek projekti i Unazës së Madhe. Mbrëmjen e sotme, ata dolën si çdo natë dhe kërkuan drejtësi duke shtuar se mund të ketë edhe gjakderdhje nëse nuk do të reagojnë autoritetet.

“Ku je o ti bukurosh i lëvizjes Mjaft, ti ke pas qëllim për të rrjepur popullin, prandaj të mori ky i gjati të futi, ndaj krijove “99” hajde jepu përgjigje banorëve mos e lër për ditën e fundit sepse do të keni probleme të tjera, ne nuk do të pyesim pastaj për Kushtetutën. Kemi 30 vite që banojmë këtu dhe paguajmë taksën dhe sot vini ju se thoni që shtëpinë e keni me letra. Pse nuk erdhi qeveria që të na thoshte mos ndërto, ju nuk keni të drejtë, ejani ulemi dhe diskutojmë, kemi 5 muaj s’di ku jemi. Vendosni dëmshpërblimet, jepni lekët popullit shqiptar. Nuk ka opozitë. Rama e ka blerë Lulzim Balluken. Ore Lulzim dil pse nuk flet për këtë popull si i bëre 4 vila që rri në opoiztë, je bashkëpunotor me Edi Ramën. Shkove i ke prerë në besë edhe ata të Astirit, ne nuk duam gjakderdhje, por nëse nuk na jepet zgjidhje do të bëjmë gjakderdhje”– tha njëri nga banorët.

Prej disa muajsh, banorët e kësaj zone kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe me pretendimin se është ndryshuar disa herë varianti origjinal i projektit. Ata kanë kërkuar disa herë takime me kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministrin Edi Rama dhe autoritetet e tjera përkatëse në mënyrë që të dëmshpërblehen plotësisht për shembjen e banesave të tyre, por deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne laprake unaza e madhe proteste ne laprake unaza e madhe

Sondazh

Poll