Aktualitet

Skandali i pagave, Eni Qirjako e Andi Agaraj bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë

10 Janar 2022, 10:41 Nga DOSJA
Skandali i pagave, Eni Qirjako e Andi Agaraj bëhen

TIRANË– Specialistët e IT te Tatimet, Eni Qirjako e Andi Agaraj janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë, duke bërë me dije detaje lidhur me skandalin e daljes të të dhënave të gati 650 mijë qytetarëve shqiptarë. Ishte Qirjako, ajo që zbuloi skemën se si dolën të dhënat personale nga serverat e zyrave të shtetit duke përfunduar në rrjetet sociale. Ajo tregon se ishte kolegu i saj Andi Agraj, ai që i kishte kërkuar Qirjakos që të riformatonte kompjuterin për të humbur gjurmët e kërkimeve në rrjet.

Nga hetimet rezulton se nga kompjuteri i Qirjakos ka mbi 29 veprime shkarkimi të dhënash e dërgim tek llogaria e Agarajt. Ndërkohë që edhe ky i fundit, pas Qirjakos, është bërë gjithashtu bashkëpunëtor i drejtësisë duke treguar më pas edhe emrat e  dy përmbaruesve privatë që ia kishte shitur, Klodian Sotës dhe Endri Ikonomit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet skandali me pagat e qytetareve skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll