Aktualitet

Greqia shtyn afatin e lejeqendrimeve për emigrantët shqiptarë deri më 22 mars

10 Janar 2022, 13:17 Nga DOSJA
Greqia shtyn afatin e lejeqendrimeve për emigrantët shqiptarë

GREQIMinistria e Emigracionit në Greqi ka shtyrë deri më 22 mars të vitit 2022 vlefshmërinë e lejeve të qëndrimit dhe vërtetimeve për rinovim (kartës blu) të emigrantëve të huaj, të cilat skadonin deri më 31 dhjetor të vitit 2021. Sipas vendimit të publikuar nga Ministria greke e Emigracionit shtyrja me tre muaj e afatit vlen vetëm për lejet dhe vërtetimet blu me datë skadimi nga 01 Janari i vitit 2020 deri më 31 Dhjetor të vitit 2021.

Në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Greqisë emigrantët shqiptarë kanë mundur të lëvizin ditët e para të vitit të ri me këto dokumente pa ju krijuar probleme në anën greke thanë burimet kufitare shqiptare.

Ministria greke e Emigracionit ka saktësuar se aplikimet për përtëritjen e këtyre lejeve të qëndrimit bëhën vetëm në mënyrë elektronike.

Vendimi i autoriteteteve greke ndihmon sidomos emigrantët shqiptarë që janë në procesin e riptëritjes së lejeve të qëndrimit të cilave u ka përfunduar afati dhe të cilat, edhe për shkak të vështirësive të periudhës së pandemisë, nuk kishin arritur ti ripërtërinin.

Proçesi i Lejeve të Qëndrimit në Greqi të emigrantëve shqiptarë që përbëjnë pjesën dërmuese të të huajve është vështirsuar sidomos dy vitet e fundit prej Pandemisë së Koronavirusit.

Qytetarët shqiptarë kanë pasur vështirësi si në plotësimin e dokumentacionit edhe në marrjen e dokumenteve që u nevojiten në Shqipëri për këtë proces për shkak të bllokimeve apolëvizjes së reduktuar në kufirin shqiptaro- grek.

Marrë nga: VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet shqiptar ne greqi greqi emigrantet shqiptar ne greqi greqi

Sondazh

Poll