Aktualitet

‘Daily Mail’: Po na sfidon Aleks Visha, Vitin e Ri e kaloi në Angli, këndonte shqip

10 Janar 2022, 09:29 Nga DOSJA
‘Daily Mail’: Po na sfidon Aleks Visha, Vitin e Ri e kaloi në

BRITANI– ‘Daily Mail’ ka botuar një shkrim të gjatë ku vendosur në fokus shqiptarët e botës së krimit të dëbuar nga Britania e Madhe e më pas të rikthyer në atë vend. Aleks Visha, është shqiptari për të cilin flitet gjatë. Në shkrim thuhet se Vishaj është ekstraduar në Gjermani për vjedhje, dëbuar në Shqipëri e më pas i rikthyer në Angli.

Visha nga Kukësi, sfidoi qeverinë angleze e cila vitin e shkuar nënshkroi një marrëveshje me Tiranën për dëbimin e shpejtë të shqiptarëve ilegalë apo atyre të dënuar nga drejtësia angleze. Shqiptar i njihet për jetën luksoze që bën atje, ndërsa ka vuajtur tre muaj heqje lirie në Gjermani.

Gjatë bisedës 20-minutëshe, të mbushur me fjalë sharje në anglisht dhe shqip, ai thotë se e urren Britaninë, e urren policinë tonë dhe pyet veten nëse mund të heqë dorë nga varësia e tij e shtrenjtë për të luajtur poker. Me guxim, hajduti i dënuar Aleks Vishaj regjistroi veten në telefonin e tij sekret në një qeli në burgun ëandsëorth të Londrës marsin e kaluar, ndërsa mbahej përpara deportimit për në Shqipëri. 32-vjeçari Vishaj ka rrëshqitur përsëri në Britani, duke u tallur me sistemin e deportimit që qeveria ka premtuar se do të shtrëngojë.- thuhet në shkrim.

Në shkrim thuhet se Vishaj ka ndarë pamje nga festimi i natës së Vitit të Ri. Ai ka postuar video të çuditshme ku shihet duke veshur kostumin kombëtar të shqipërisë duke festuar në një bar në lindje të Londrës me shqiptarët e tjerë teksa këndonte me zë të lartë në gjuhën e tij amtare.

Dedektivi Mick Neville ironizoi sigurinë që ka Anglia, duke thënë se “kufijtë tanë kanë më shumë vrima se një sitë”.

Ai kërkon të hetohet se si shkoi në Angli një person i njohur për drejtësinë: “Ka kaluar kanalin me varkë apo ka përdorur dokumente të rreme?”

Burimi: Daily Mail

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aleks visha angli daily mail shqiptari ne angli aleks visha angli daily mail shqiptari ne angli

Sondazh

Poll