Aktualitet

SKANDALI i pagave/Lihen jashtë burgut 4 ‘autorët’, dy IT bashkëpunojnë me drejtësinë

10 Janar 2022, 11:27 Nga DOSJA
SKANDALI i pagave/Lihen jashtë burgut 4 ‘autorët’, dy IT

TIRANË-Katër personat që publikuan të dhënat personale të 680 mijë shqiptarëve u lanë ditën e sotme jashtë qelie nga Gjykata e Tiranës. Ishte gjyqtari Artan Gjermeni ai që dha vendimin për lirimin nga qelia të 4 personat e arrestuar duke caktuar masat e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për eksperten e IT te Tatimet, Eni Qirjakon si dhe ‘arrest shtëpie’ për 3 të arrestuarit e tjerë, ekspertin tjetër të IT te Tatimet, Andi Agaraj dhe dy përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

Duke u përballur me akuzat për nxjerrje të skandalit të të dhënave, dy specialistët e IT te Tatimet, Eni Qirjako e Andi Agaraj kanë vendosur të bëhen bashkëpunëtorë të drejtësisë, duke bërë me dije detaje lidhur me skandalin. Qirjako zbuloi skemën se si dolën të dhënat personale nga serverat e zyrave të shtetit duke përfunduar në rrjetet sociale. Ajo tregon se ishte kolegu i saj Andi Agraj, ai që i kishte kërkuar Qirjakos që të riformatonte kompjuterin për të humbur gjurmët e kërkimeve në rrjet.

Në kompjuterin e Qirjakos ka mbi 29 veprime shkarkimi të dhënash e dërgim tek llogaria e Agarajt. Emrat e dy përmbaruesve privatë që u shitën të dhënat, dolën nga Andi Agaraj, tjetër bashkëpuntor i drejtësinë.

Tashmë pas skandalit po hetohet dhe për oligarku rus Oleg Viktorovich Boiko, duke bërë që në këtë çështje, të angazhohen edhe institucione të tjera të inteligjencës dhe sigurisë kombëtare. Prokuroria e Tiranës ka aktivizuar në këtë hetim dhe Shërbimin Informativ Shqiptar, Shërbimin Informativ Ushtarak dhe një strukturë të Policisë së Shtetit, që është është Antiterrori. Të treja këto zyra të sigurisë kombëtare janë angazhuar nga prokuroria e Tiranës, për të mësuar rreth aktivitet real të Endri Ikonomit dhe dy shtetasve rusë, Oleg Viktorovich Boiko dhe administratorit të kompanisë “Credit 2 ALL”, Vlado Cvetkosvki.

Prokuroria e Tiranës ka verifikuar sistemin ‘TIMS’ si dhe ka sekuestruar një sërë dokumentash, ku Boiko ka firmosur në shtator të pranojë dorëheqjen e administratorit, Endri Ikonomi, dhe në vend të tij të emërojë dhe prezantojë rusin, Vlado Cvetkosvki. Kompania e oligarkut rus ushtron aktivitet në zonën e “Komunës së Parisit”, ndërsa funksioni i saj lidhet me faktin e ofrimit të shërbimit për ndërtimin e produkteve të ndryshme elektronike për institucionet financiare dhe kredidhënese.

Skandali me pagat dhe me të dhënat e tjera persona trondit vendin në fund të vitit që lamë pas. Tre dokumente me të dhënat personale dhe konfidenciale të rreth 630 mijë qytetarëve shqiptarë, mes të cilave dy me pagat dhe një tjetër me targat e makinave, qarkulluan në rrjetet sociale, duke cënuar kështu privatësinë e çdo qytetari. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama justifikohej duket pretenduar se një “dorë destabilizuese” i kishte nxjerrë me qëllim të dhënat, ky version iu hodh poshtë nga Prokuroria që vuri në pranga përgjegjësit. Dy specialistët e IT, Eni Qirjako dhe Andi Agaraj akuzohen se u shitën listën me të dhënat e qytetarëve Ikonomit e Sotës për vetëm 20-30 mijë lekë të reja. 2 përmbaruesit privatë, më pas akuzohen se i shpërndanë këto të dhëna në rrjete sociale.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zgjerohet hetimi për pagat, SHISH e Antiterrori hetojnë rusët me biznes në ‘Komunë’

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eni qirjako skandali me pagat e qytetareve eni qirjako skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll