Aktualitet

Tërmeti 6 ballë në Greqi, dëmtohen 6 banesa në Devoll, të vjetra dhe të amortizuara

10 Janar 2022, 10:07 Nga DOSJA
Tërmeti 6 ballë në Greqi, dëmtohen 6 banesa në Devoll,

DEVOLL – Tërmeti i fuqishëm që tronditi vendin fqinj Greqinë, u ndie edhe në Shqipëri, veçanërisht në zonën e Korçës dhe Pogradecit, ku raportohet se ka pasur disa banesa të dëmtuara. Kështu, në disa fshatra të Devollit, raportohen 6 banesa të dëmtuara. Banesat e dëmtuara raportohen përkatësisht dy në Bilisht, dy në Mancurisht dhe dy të tjera në fshatin Shuec. Ndërkohë, si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz.


Ishin banorët e kësaj zone kanë njoftuar instancat lokale në lidhje me situatën. Sipas Kryetarit të Bashkisë Devoll, Eduart Duro, grupet e emergjencave civile kanë nisur verifikimin në terren për rastet e raportuara, ndërsa paraprakisht thuhet se banesat, për të cilat raportohet se janë dëmtuar janë banesa të vjetra dhe të amortizuara, të cilat kanë patur probleme edhe më parë. Megjithatë në fund të verifikimeve do të vendoset nëse kemi të bëjmë me dëmtime serioze nga tërmeti, nëse banesat janë të banueshme ose jo, e më pas do të merren masa për ndërhyrje.

Tërmeti me intensitet 6 ballësh dhe magnitudë 5.6 të shkallës Rihter shkundi mbrëmjen e kaluar shtatë shtete, përfshirë dhe Shqipërinë. Tërmeti me epiqendër në Follorinë, qytet në veri të Greqisë në kufi me Maqedoninë e Veriut është ndjerë deri në Kosovë. Shtetet e prekura nga lëkundjet janë: Bullgaria, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut dhe Kosovë. Tërmeti me thellësi 14.3 km është ndjerë në shumë zona të Greqisë se Veriut, në krahinën e Maqedonisë Perëndimore, Qëndrore deri në Selanik, por edhe me tej në jug deri në qytetet e Trikallas dhe Larisës. Banorë të Follorinës kaluan natën jashtë banesave të tyre pasi kishin frikë për të qëndruar brenda. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Durrësi, Fieri, Elbasan, Berat, Vlorë, Korçë e Gjirokastër. IGJEUM nuk raporton dëme, por shkruan se zona rreth 5 kilometra në lindje të Pogradecit e ka ndjerë më shumë lëkundjen e fuqishme.

LAJMI KRYESOR: Tërmeti i fortë në 7 shtete! Qytetarët dalin jashtë banesave, IGJEUM: Ishte 6 ballë

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet termet ne greqi termeti shkund shqiperine termet ne greqi termeti shkund shqiperine

Sondazh

Poll