Aktualitet

Tërmeti i fortë në Follorinë! Lëkundje e në Shqipëri, 6 banesa të dëmtuara në Devoll

10 Janar 2022, 07:24 Nga DOSJA
Tërmeti i fortë në Follorinë! Lëkundje e në

TIRANË– Tërmeti me intensitet 6 ballësh dhe magnitudë 5.6 të shkallës Rihter shkundi mbrëmjen e kaluar shtatë shtete, përfshirë dhe Shqipërinë, duke shkaktuar edhe dëmet e para në banesa. Si pasojë e lëkundjeve të forta që u ndjenë edhe në vendin tonë, tërmeti ka shkaktuar dëme në disa fshatra të Devollit, ku raportohet 6 banesa të dëmtuara. Përkatësisht banesat e dëmtuara janë dy në Bilisht, dy në Mancurisht dhe dy të tjera në fshatin Shuec. Megjthatë fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz. 

Tërmeti i djeshshëm me epiqendër në Follorinë, qytet në veri të Greqisë në kufi me Maqedoninë e Veriut është ndjerë deri në Kosovë, por edhe në disa qytete të vendit tonë.  Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit me anë të njoftimit zyrtar bënë të ditur se epiqendra është lokalizuar 40 km në Veri Lindje të Bilishtit, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë, Durrësi, Fieri, Elbasan, Berat, Vlorë, Korçë e Gjirokastër.

Ndërkohë që paslëkundjet në zonë vijojnë, drejtori i Institutit të Gjeodinamikës, profesori grek Akis Tselentis, ka deklaruar se tërmeti i mbrëmjes së djeshme ishte kryesori. Megjithatë ai paralajmëroi se për shkak se thellësia fokale e tërmetit ishte e vogël, sekuenca do të vazhdojë për një kohë të gjatë “madje edhe për ditë, ndoshta javë”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Tërmeti 6 ballë në Greqi, dëmtohen 6 banesa në Devoll, të vjetra dhe të amortizuara

VD/Mobilje që bien e kafshë që s’gjejnë vend ku të futen, panik nga tërmeti në Greqi

Tërmeti në Greqi/PAMJET, suvaja bie nga ndërtesat te makinat, thyhen xhamat

Tërmeti i fortë/ Paralajmëron profesori grek: Paslëkundjet mund të vazhdojnë me javë

PAMJE pas tërmetit në Maqedoninë e V./ Qytetarët s’kanë internet, qëndrojnë jashtë

Tërmeti ‘shkundi’ 5 shtetet, reagon IGJEUM: Ishte 6 ballë

‘Sekondat më të frikshme’/ Qytetarët alarmohen pas tërmetit: Mendova se do vdisja

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet termet ne greqi termeti shkund shqiperine termet ne greqi termeti shkund shqiperine

Sondazh

Poll