Aktualitet

Atentati ndaj Bejtjas në Fushë Krujë/ Shoqërohen disa persona, sekuestrohen kamerat

10 Janar 2022, 09:27 Nga DOSJA
Atentati ndaj Bejtjas në Fushë Krujë/ Shoqërohen disa

DURRËS– Nisin shoqërimet e para, por ende nuk ka asnjë të arrestuar për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas, i cili i shpëtoi një atentati dje në Fushë Krujë bashkë me mikun e tij, Klodian Stafuka. Deri më tani mësohet se uniformat blu të Krujës kanë nisur hetimet, duke shoqëruar të dyshuarit e parë se kanë lidhje me atenatin, ndërkohë që vetë Bejtja pretendon se nuk ka dalluar asnjë detaj nga personat që qëlluan ndaj tij. Të njëjtin version “heshtjeje” ka dhënë edhe miku i tij, Stafuka, i cili gjithashtu ka pretenduar para hetuesëve se nuk ka parë asgjë.

Po ashtu, Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në disa biznese për të parë nëse kanë fiksuar material të vlefshëm për zbardhjen e ngjarjes. Deri më tani rezulton se një karburant që ndodhet pranë vendit të ngjarjes, ka kamera sigurie, por nuk kanë kapur asgjë. Megjithatë të dy, ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që një nga pistat ku po hetohet është e shkuara problematike e të dy të përfshirëve në atentat. Kjo është hera e dytë për Gentjan Bejtjan, i cili edhe në vitin 2016 i ka shpëtuar një atentati me minë të telekomanduar. Po ashtu, emri i tij është përmendur edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, e ndodhur në vitin 2013. Bejtja bashkë me Enver Stafukën (i rrëmbyer dhe zhdukur që nga mbrëmja e 8 shkurtit 2015), vodhën makinën e llojit “BMë” që u përdor në vrasje, por u liruan në vitin 2015.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Atentati/ Zbardhet dëshmia e Bejtjas: S’pashë gjë, i dhashë gaz të shpëtonim

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gentjan bejtja plagoset gentjan bejtja gentjan bejtja plagoset gentjan bejtja

Sondazh

Poll