Aktualitet

Rama mbledh drejtuesit e qarqeve, takime e me ministrat! Nesër mblidhet Kryesia e PS

10 Janar 2022, 07:34 Nga DOSJA
Rama mbledh drejtuesit e qarqeve, takime e me ministrat! Nesër mblidhet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur mbledhjet me strukturat e Partisë Socialiste, por edhe me anëtarët e kabinetit. Mëngjesin e sotëm, që në orën 08:30, Rama takoi për gjysmë ore drejtuesit politikë të qarqeve. Gjatë takimit në selinë e PS-së, mësohet se u bë një analizë e situatës në terren me elektoratin e qytetarët, përmbledhje që Rama e kishte kërkuar vetë më parë.

Ndërkohë që po ashtu, numri një i qeverisë ka nisur dhe takimet me ministrat, kësaj here në “Vila 30”, duke pritur të parën ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe vartësit e saj. Mësohet se pas mbledhjes së sotme, Partia Socialiste do të zhvillojë nesër edhe një mbledhje Kryesie për të ndarë edhe qëndrimet para nisjes së sesionit parlamentar, pas pushimeve të dimrit. Ndërkohë që më 15 janar është 30-vjetori i FRESH dhe pritet të ketë edhe një organizimi për të festuar datën.

Këto janë takimet e para që kreu i qeverisë bën me strukturat e Partisë Socialiste nëpër qarqe për 2022. Ndërkohë që dje doli vetë për të komentuar situatën politike në vend. Në një lidhje live me demokratët, Rama u shpreh i gatshëm për të kontribuuar në një zgjedhje, ndërsa shtoi se sipas tij, në vend nuk ka opozitë, duke përfshirë në skenë edhe presidentin Ilir Meta. Edhe pse ky i fundit në përplasjen që ka përfshirë PD-në është treguar i distancuar, duke bërë vetëm thirrje për qetësi e jo dhunë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama rama mbledh drejtuesit e qarqeve edi rama rama mbledh drejtuesit e qarqeve

Sondazh

Poll