Aktualitet

Devijohet trafiku në Tiranë, ARRSH-ja jep njoftimin e rëndësishëm

12 Nëntor 2021, 13:19 Nga DOSJA
Devijohet trafiku në Tiranë, ARRSH-ja jep njoftimin e

TIRANË – Rruga nga rrethi i Shkozës deri në Farkë do të bllokohet për dy javë për shkak të punimeve në unazën lindore të Tiranës. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur që nga dita e nesërme se kalimi i automjteve në zonën Shkozë-Farkë do të devijohet në rrugën “Ali Shefqeti”.

NJOFTIMI I ARRSH-së

Në sajë të vazhdimësisë së punimeve në Unazën Lindore, duke filluar që nesër datë 13.11.2021 është i nevojshëm bllokimi i kalimit nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh.

Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut

Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!

 

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti rrugor shqiptar farke shkoze trafik ne tirane autoriteti rrugor shqiptar farke shkoze trafik ne tirane

Sondazh

Poll