Aktualitet

Sekuestrohen 4 kg kanabis në Kavajë! Policia arreston 61-vjeçarin

12 Nëntor 2021, 11:35 Nga DOSJA
Sekuestrohen 4 kg kanabis në Kavajë! Policia arreston

KAVAJË– Policia ka mundur të arrestojë një 61-vjeçar në Kavajë pasi është kapur me lëndë narkotike. Policia ka sekuestruar 4 kilogramë e 403 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. I moshuari do të akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.Sekuestrohen 4 kilogramë e 403 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi.Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike në banesë, shërbimet e Policisë Kavajë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit N. Q., në fshatin Veliboshtovë.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kg e 403 gramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.Në vijim të veprimeve, specialistët e Komisariatit të Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Veliboshtovë, në Kavajë.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne kavaje kavaje kanabis ne kavaje kavaje

Sondazh

Poll