Aktualitet

Guri akuzon Bardhin: Je i regjistruar se s’pranoje të dilje kundër Suel Çelës

12 Nëntor 2021, 11:50 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Durrësit, Elona Guri, ka shpërthyer në akuza ndaj sekretarit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit. Më anë të një postimi të bërë në rrjetin social ‘Facebook’, Guri i drejtohet Bardhit duke e akuzuar se nuk ka pranuar që të dalë në një konferencë shtypi kundër Suel Çelës pasi ka dalë në rregjistrime.

Ajo shton në postim se Kryemadhi ka ballafaquar Bardhin me Bashën dhe me këshilltarin izraelit, për shkak se numri 2 në PD, kishte bërë marrëveshje që PS të mbante 8 deputetë në Elbasan, dhe e vetmja që do të penalizohej ishte LSI.

POSTIMI I PLOTË:

“Mos i jep gojes sic i jep b….. o Gaz! Ki kujdes kur flet per gjera qe nuk i di se ty nuk te qaste njeri ne zyre.Monika Kryemadhi te ka ballafaquar me Lulzim Bashen edhe keshilltarin izraelit dhe Petrit Vasilin në zyren e Bashes se si ti kishe bere marreveshjen 8 mandate t’i mbante PS ne Elbasan dhe ti doje mandatet e LSI dhe ti kishe dale garant bandave se do ishe minister i brendshem .Ju edhe i regjistroni bisedat e ke aty regjistrimin dhe se si ti nuk pranove te beje konference shtypi kunder Suel Çeles. Ti beson se keshilltari izraelit nuk kuptonte shqip se çfare u tha aty?”, shkruan Guri në postimin e saj.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi deklaroi mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” se krisja mes PD-së dhe LSI-së erdhi në momentin që ata nuk pranuan të shkonin me lista të përbashkëta. Sipas Bardhit, PD-ja i ofroi LSI-së 15 mandate të sigurta, ndërsa LSi-ja nga ana tjetër nuk pranuan dhe njoftuan se do të fitonin 34 mandate vetë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike elona guri gazment bardhi elona guri gazment bardhi

Sondazh

Poll