Aktualitet

E përdhunoi teksa flinte/ Shqiptari dënohet me tetë vite burg

12 Nëntor 2021, 11:53 Nga DOSJA
E përdhunoi teksa flinte/ Shqiptari dënohet me tetë vite burg

BRITANI- Shqiptari Ardit Çela është dënuar me tetë vite burg nga Gjykata e Leeds pasi dhunoi seksualisht një adoleshente në një banesë në Leeds. Mediat e huaja shkruajnë se gjykata vlerësoi sipas provave se 28 vjeçari me origjin shqiptare, por që kishte marrë nënshtetësinë greke kishte në shënjestër viktimën e pambrojtur.

Çela hyri në dhomën e saj, hoqi rrobat dhe u shtri në shtrat me të. Ajo u zgjua dhe gjeti 28-vjeçarin duke kryer sulmin seksual dhe vazhdoi përkundër lutjeve të saj që ai të ndalonte. Vajza në gjendje shoku pas incidentit, u tregoi njerëzve të tjerë në shtëpi të cilët më pas e nxorën atë jashtë.

Gjykatësi Simon Phillips tha se Çela u shfaq “i vetëkënaqur dhe i pashqetësuar” dhe nuk ishte i penduar për atë që kishte bërë.

Avokati i 28-vjeçarit ishte i vendosur t’i qëndrojë pranë pavarësisht dënimit.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ardit cela denohet shqiptari ne britani ardit cela denohet shqiptari ne britani

Sondazh

Poll