Aktualitet

VD-“Ç’më duhet mua për teatrin?!”, Mehdi Malkaj: Shqiptarët dinë më shumë për…

12 Nëntor 2021, 11:41 Nga DOSJA
VD-“Ç’më duhet mua për teatrin?!”, Mehdi

TIRANË – Aktori i njohur Mehdi Malkaj reagoi ndaj mungesës së reagimit të shoqërisë shqiptare ndaj shumë ngjarjeve të rënda dhe korruptive që ndodhin në vazhdimësi. Teksa Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dorëzoi në Prokurorinë e Posaçme të Hetimit dhe Antikorrupsionit për shembjen e Teatrit Kombëtar, Malkaj e identifikoi heshtjen e shoqërisë me shprehjen “ç’më duhet mua?”

Ai u shpreh i zemëruar që shumë shqiptarë ndjekin telenovelat turke dhe kanë harruar historinë dhe problemet e përditshme të Shqipërisë.

“Duke dhënë më shumë telenovela turke, populli shqiptar tani di më shumë rreth historisë turke sesa rreth historisë së vetë. Po ju them një histori të Sulejmanit të Madhërishëm, i cili një ditë i dërgon një letër një filozofi ku e pyet se si do ishte fati i perandorisë së tij. Filozofi ju përgjigj: ‘E ç’më duhet mua?’

Sulltani zemërohet dhe shkon e merr me forcë filozofin dhe e sjell në sarajet e tij. Më pas e pyeti përse iu përgjigj në këtë mënyrë.

Filozofi i tha: ‘A më pyete sesi do vejë perandoria jote? Unë t’u përgjigja ‘ç’më duhet mua’. Atëherë iu përgjigj: ‘Po ti thua se ç’më duhet mua për korrupsionin, ç’më duhet mua për burokracitë, prandaj fati i perandorisë do jetë keq e më keq në këtë mënyrë’.

E thashë këtë se të gjithë shqiptarët thonë ç’më duhet mua se u prish teatri, ç’më duhet mua kur kryeministri është i korruptuar, ç’më duhet mua kur fëmijëve u hidhet gaz lotsjellës. Po ç’më duhet mua, ju bëni çtë doni!” deklaroi aktori Mehdi Malkaj.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll