Aktualitet

Davide Pecorelli: Do vij në Shqipëri! Duhet të paguaj për krimet që bëra në Pukë

12 Nëntor 2021, 11:20 Nga DOSJA
Davide Pecorelli: Do vij në Shqipëri! Duhet të paguaj për

ITALI– Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, do të rikthehet në Shqipëri për tu përballur me akuzat që janë ngritur ndaj tij. Në mediat italiane ai ka pohuar se do të përballet me drejtësinë shqiptare për të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij.

“Jam i gatshëm të përfundoj pas hekurave në Shqipëri. I kam kërkuar falje të gjithëve atje, përfshirë kryetarin e bashkisë Pukë dhe komunitetit. Fatkeqësisht kam bërë disa gabime. Kur mbërrita në Tiranë në janar po kaloja një moment shumë të vështirë në jetën time, u përpoqa të bëja vetëvrasje, por siç e kam thënë, prifti që takova rastësisht më shpëtoi jetën. Por nëse burgu më jep mundësinë më pas që të jem qytetarë i lirë dhe në Shqipëri, atëherë jam gati për çdo gjë. Ai është një vend që e dua”, ka thënë ai.

Për ‘lazione.it’, ai ka treguar edhe se flet me miqtë që bëri në Vlorë, ku ndenji për disa javë pasi u zhduk.

“Flasim shpesh me njëri-tjetrin. Në fillim nuk më besonin, por tani më kërkojnë vazhdimisht për të shkuar atje”, tregoi ai.

Ndaj Pecorellit në vendin tonë rëndojnë akuzat e zjarrvënies së makinës dhe dhunim varresh, akuza jo shumë të rënda, por që mund ta çojën atë në burg.

Davide Pecorelli u zhduk për 8 muaj me radhë pas një udhëtimi që zhvilloi në Pukë të Shqipërisë. Duke djegur makinën e tij, Pecorelli sajoi vdekjen e tij duke u zhdukur, ndërsa hetimet për të vijonin prej muajsh. Por sajesa e vdekjes nuk i zgjati shumë sepse u njoh nga qytetarët italiane. E gjitha pasi gomonia të cilën e kishte marrë me qira pësoi një avari në mes të detit dhe u detyrua që të kërkonte ndihmë, por nga ana tjetër kishte nisur të përdorte edhe kartën e tij të kreditit.

Burimi:Lanazione.it

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli davide pecorelli

Sondazh

Poll