Aktualitet

Lëvizte me armë me vete, arrestohet brenda lokalit 29-vjeçari në Vlorë

12 Nëntor 2021, 11:00 Nga DOSJA
Lëvizte me armë me vete, arrestohet brenda lokalit 29-vjeçari

VLORË– Policia ka arrestuar një 29-vjeçar në qytetin e Vlorës pasi lëvizte me armë me vete. I riu me inicialet M.SH u arrestua brenda ambienteve të një lokali në lagjen ‘Hajro Cakerri’, aty ku iu gjetën armë zjarri tip pistoletë dhe fishekë. Ai akuzohet për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, vihet në pranga poseduesi. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, Forca e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në ambientet e një lokali në lagjen “Hajro Çakerri”, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, me fishekë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, poseduesin e armës së zjarrit, shtetasin: M. Sh., 29 vjeç, banues në Vlorë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne vlore vlore arrestim ne vlore vlore

Sondazh

Poll