Aktualitet

Transportonin 15 kg drogë me makina, arrestohen 3 të rinj në Lezhë

12 Nëntor 2021, 10:43 Nga DOSJA
Transportonin 15 kg drogë me makina, arrestohen 3 të rinj në

LEZHË – Tre të rinj nga Lezha u ndaluan nga policia e këtij qyteti teksa u kapën me 15 kg drogë cannavis sattiva. Të arrestuarit janë Ridiogert Dodaj, 29 vjeç, Renato Nikolli, 20 vjeç, dhe Preng Mandreja, 21-vjeç.

Të tre këta persona u kapën gjatë një kontrolli në “Urën Ushtarake” të Rubikut teksa lëviznin me dy automjete. Në makinat e drejtuara nga Dodaj dhe Mandreja u gjetën 15.387 kg drogë e llojit cannabis sattiva.

LEZHË – Policia e Lezhës ka finalizuar operacioni policor antidrogë i koduar “Rubiku” me arrestimin e tre të rinjve dhe sekuestrimin e 15 kg drogë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, nga shërbimet e Policisë Lezhë u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Rubiku”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ridiogert Doda, 29 vjeç, Renato Nikolli, 20 vjeç dhe Preng Mandreja, 21 vjeç, banues në Lezhë dhe Mirditë, kurse Nikollit iu gjet një peshore elektronike në trup.

Njoftimi i policisë së Lezhës

Shërbimet e Policisë Lezhë kishin marrë informacione se këta shtetas po transportonin lëndë narkotike nga Mirdita në drejtim të Lezhës. Bazuar në këto informacione, në vendin e quajtur “Ura Ushtarake”, në Njësinë Administrative Rubik, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetet e dyshuara, me drejtues shtetasit Preng Mandreja dhe Ridiogert Doda.

Gjatë kontrollit të automjeteve tip “Ford” dhe tip “Nissan”, të drejtuar nga këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe 15 kilogramë e 387 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit Renato Nikolli  pasagjer në njërin prej mjeteve, shërbimet e Policisë i gjetën një peshore elektronike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, peshorja elektronike, 3 aparate celular dhe 2 automjete.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet droge lezhe policia e lezhes droge lezhe policia e lezhes

Sondazh

Poll