Aktualitet

I shpallur në kërkim nga SPAK për pastrim parash, reagon Taçi: Vendim i pakuptimtë!

12 Nëntor 2021, 10:23 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim nga SPAK për pastrim parash, reagon

TIRANË– Rezart Taçi ka reaguar pasi SPAK e shpalli në kërkim për pastrim parash dhe pjesmarrje në grup që merrej me trafikim të paligjshëm. Ai ka reaguar për herë të parë, pas shpalljes në kërkim. Taçi e konsideron këtë vendim si të pakuptimtë, pasi sipas tij nuk kanë asnjë provë dhe fakt për akuzat që janë ngritur.

“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”.- është ajo që ka deklaruar Taçi për ‘Albanian Post’.

Ndër të tjera, ai ka hedhur poshtë dhe akuzat se ka njohje me biznesmenët italianë të cilët janë lënë me arrest me burg nga autoritetet.

LAJMI KRYESOR:Pastrim parash! SPAK shpall në kërkim Rezart Taçin, arrestohen dy bashkëpunëtorët

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet rezart taçi shpallet ne kerkim rezart taci rezart taçi shpallet ne kerkim rezart taci

Sondazh

Poll