Aktualitet

Nëna i plagosi të atin, e mitura shqiptare DËSHMON përballë hetuesve grek

12 Nëntor 2021, 09:38 Nga DOSJA
Nëna i plagosi të atin, e mitura shqiptare DËSHMON

GREQI– Vajza e Klodiana Çelos e cila u bë dëshmitare ditën e djeshme e plagosjes së babait të saj, ka dhënë dëshminë përballë hetuesve grekë. Ajo është shprehur se nëna e saj nxorri armën dhe qëlloi 4 herë ndaj babait të saj.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në banesën e pallatit në rrugën Jean Moreau, kur shqiptarja qëlloi ndaj partnerit të saj, okulistit Georgios Neosku.

E vogla u dërgua në Drejtorinë për Mbrojtjen e të Miturve të Sigurimit të Atikës, ku ajo tregoi para psikologes gjithçka kishte përjetuar vitet e fundit. 12-vjeçarja rrëfehu minutë pas minute skenën e përgjakshme jashtë godinës së Halandrit. E mitura u bë dëshmitare e një skene që do ti mbetet gjatë në memorie.

Çelo qëndron në paraburgimin e Drejtorisë së Sigurisë së Atikës Verilindore. Dyshohet se ajo qëlloi ndaj ish partnerit për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë pasur prej 10-vitesh për kujdestarinë e vajzës.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet greqi klodiana çelo shqiptarja vret burrin ne greqi greqi klodiana çelo shqiptarja vret burrin ne greqi

Sondazh

Poll