Aktualitet

30-vjetori i RENEA-s/ Nano: Do jemi pranë jush! Çuçi:Do të sjellim dron inteligjentë

12 Nëntor 2021, 09:28 Nga DOSJA
30-vjetori i RENEA-s/ Nano: Do jemi pranë jush! Çuçi:Do

TIRANË – Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur (RENEA) feston sot 30-vjetorin e themelimit të saj. Në ceremoninë e mbajtur për përvjetorin e themelimit të njësisë më elitare të policisë në Shqipëri morën pjesë Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtori i Përgjthshëm i Policisë Gledis Nano, anëtarë të Komisionit të Sigurisë dhe pjesëmarrës të tjerë. Nano kujtoi në veçanti 5 dëshmorët e RENEA-s dhe siguroi se shteti shqiptar do të jetë mbështetje të plotë të saj në çdo aksion.

“RENEA është histori suksesi. Në këto operacione të vështira, kemi patur veç suksesit edhe humbje të efektivëve. Kanë humbur jetën 5 punonjës që janë shpallur ‘Dëshmorë të Atdheut’ dhe janë plagosur 18 të tjerë, duke u përballur me keqbërësit. Luan Haxhia, Lulzim Sulullari, Arben Ujka, Elham Elezi dhe Ibrahim Basha që janë memorizuar përjetësisht duke u gdhendur në altarin e kombit. Misioni i këtij reparti mbetet shërbimi maksimal dhe me vetëmohim për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve në çdo rrethanë. Në operacionet  e kërkim-shpëtimit ndaj tyre janë shpëtuar me qindra jetë në rastet e fatkeqësive natyrore. Historia dhe misioni i RENEA ka vetëm një mesazh, ne jemi në shërbimin tuaj në çdo kohë, duke mbrojtur jetën me jetë”, u shpreh drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi vlerësoi përkushtimin dhe suksesin e RENEA-s. Ai çmoi profesionalizmin e forcave speciale në përballje me elementë të rrezikshëm të armatosur, shpëtimin e qytetarëve gjatë fatkeqësive natyrore.

“I nderuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, të nderuar anëtarët të komisionit të sigurisë, të nderuar pjesëmarrës. Kanë kaluar 3 dekada me suksese të jashtëzakonshme, me sakrificat e njerëzve që në 12 nëntor 1991 kur u pargëzua si RENEA. Ky emër ka bashkëshoqëruar çdo operacion të bujshëm të rrezikshëm të policisë së shtetit. Është elita e policisë. Ky titull nuk është dhënë me proçes burokratik. Është arritur me jetë të humbura me betejat pa kompromis me krimin. E ka fituar me djersë, me aksione në terrene të vështira në përballje me krimin dhe forcat e natyrës. Gjatë rrugëtimit të vet, ky repart ka pësuar ndryshime të rëndëishme për të arritur në modelin që jemi sot. Kjo njësi ka kryer 2827 operacione me rreziksmëri të lartë.RENEA ka shpëtuar shumë jetë njerëzish nga fatkeqësitë natyrore duke patur nivel të lartë përgatitje dhe një përkushtim të lartë me natyrën.Nga RENEA kanë humbur jetën djem të shkëlyer, emrat e tyre janë përjetësuar në memorien e kujtesës. I fundi nga këta është Ibrahim Basha. I përjetshëm qoftë kujtimi I tyre. Njerëzit nuk harrojnë asnjëherë se si i keni bërë ju të ndiheni. Forcat RENEA kanë ndihmuar në veçanti të jetojmë më të sigurtë në jetët dhe punët tona. Keni krijuar stabilitetin që ndiejmë çdo ditë dhe sigurinë kombëtarë. Në radhët e Policisë së Shtetit kemi oficerë profesionistë nga ekspertë ndërkombëtarë.Kemi parashikuar investime për teknologji moderne, dron inteligjentë, radar për të lehtësuar punën tuaj.

Sot RENEA është akomoduar në ambjentet e reja për një njësi elitare. Programet janë hartuar me asistencën e forcave gjermane dhe GSG-9. Trajnimet e përbashëkt kanë rritur kapacitetet profesionale për të përballuar sa më mirë situatat në terren.Me rastin e këtij përvjetori dua të siguroj çdo efektiv të RENEAS dhe Policisë së Shtetit gadishmërinë në përballjen me krimin dhe fenomeneve të tjera të paligjshme. Dëshiroj t’ju inkurajoj në realizimin e objektivave tuaja për krijimin e nëj të ardhme më të sigurtë për familjen dhe vendin tonë”, deklaroi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Në këtë ceremoni nuk mori pjesë efektivi i RENEA-s Xen Alushi, i cili kritikoi në rrjetet sociale eprorët e tij për trajtim selektiv dhe preferencial të punonjësve të RENEA-s. Ai u bë njohur në vitin 2019 kur shpëtoi një familje në Durrës, e cila ishte bllokuar.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike 30 vjetori i reneas bledi çuçi gledis nano 30 vjetori i reneas bledi çuçi gledis nano

Sondazh

Poll