Aktualitet

Bashkëpuntori i Taçit dhe i ‘Cosa Nostra’! Arrestohet në Itali biznesmeni 90-vjeçar

12 Nëntor 2021, 08:36 Nga DOSJA
Bashkëpuntori i Taçit dhe i ‘Cosa Nostra’! Arrestohet

ITALI– Biznesmeni 90-vjeçar Francesco Zummo, nga Palermo, i dyshuar si partner i ish-kryebashkiakut mafioz, Vito Cinacimino është lënë në arrest shtëpie, pasi akuzohet se është përfshirë në skemën e pastrimit të parave, së bashku me biznesmenin shqiptar Rezart Taçi.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe Fabio Petruzzella, ekonomist dhe vëllai i një gjyqtari në Palermo, i cili dyshohet se ndihmoi në zhdukjen e 19 milion eurove, duke i zhvendosur në një llogari bankare në Tiranë.

Zummo është hetuar më parë edhe nga gjyqtari italian, Giovanni Falcone, që u vra nga mafia. Në vitin 2001 atij iu sekuestruan rreth 150 mln euro, ndërsa u akuzua se kishte pastruar shuma të mëdha duke i transferuar në llogarie bankare jashtë Italisë, më së shumti në Zvicër, duke pastruar në këtë mënyrë para të thesarit të Cinaciminos dhe po ashtu ishte në dispozicion të Cosa Nostrës në të kaluarën.

LAJMI KRYESOR: Pastrim parash! SPAK shpall në kërkim Rezart Taçin, arrestohen dy bashkëpunëtorët

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet francesco zummo rezart taçi shpallet ne kerkim rezart taci francesco zummo rezart taçi shpallet ne kerkim rezart taci

Sondazh

Poll