Aktualitet

15 mandate? Ndizet lufta PD-LSI, Kryemadhi: Gënjeni si për djegien e mandateve

11 Nëntor 2021, 22:18 Nga DOSJA
15 mandate? Ndizet lufta PD-LSI, Kryemadhi: Gënjeni si për djegien e

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi në lidhje me 15 mandatet e ofruara nga PD-ja për LSI-në. Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi i ka ‘kërkuar llogari’ Bardhit në lidhje me këtë deklaratë, duke ngritur pyetje se në cilën ditë dhe orë ka ndodhur kjo ofertë. Ajo gjithashtu shkruan se ky është një mashtrim pervers që i kalon çdo limiti njerëzor dhe se PD-ja po gënjen njësoj si për djegien e mandateve, për të cilat thanë se i mnbështet kancelarja gjermane Merkel.

“Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij ,” shkruan Kryemadhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se krisja mes PD-së dhe LSI-së erdhi në momentin që ata nuk pranuan të shkonin me lista të përbashkëta. Sipas Bardhit, PD-ja i ofroi LSI-së 15 mandate të sigurta, ndërsa LSi-ja nga ana tjetër nuk pranuan dhe njoftuan se do të fitonin 34 mandate vetë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gazment bardhi lufta pd-ps monika kryemadhi gazment bardhi lufta pd-ps monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2021, 18:06

Polici taksist në kryqëzimin e vdekjes

Nga Dosja.alLuan Cenollari, 58 vjeç, punonjës i Forcave Operacionale pranë Drejtorisë së Burgjeve prej të paktën 20 vitesh po bënte punën e tij të dytë s...