Aktualitet

Polici taksist në kryqëzimin e vdekjes

11 Nëntor 2021, 18:06 Nga DOSJA
Polici taksist në kryqëzimin e vdekjes

Nga Dosja.al

Luan Cenollari, 58 vjeç, punonjës i Forcave Operacionale pranë Drejtorisë së Burgjeve prej të paktën 20 vitesh po bënte punën e tij të dytë si taksist për të siguruar më shumë të ardhura për dy fëmijët e tij, në momentin që humbi jetën në një aksident tragjik pranë zonës së “21 Dhjetorit”. E në fakt termi ‘aksident’ nuk gjen vend kur në timon ndodhet një i papërgjegjshëm si Emirjan Doko në rastin kontret që përveçse ishte ‘furtunë’ në alkool, kishte marrë edhe pushkë e një thikë brenda mjetit.

30-vjeçari nuk u mendua gjatë për të kaluar semaforin me të kuqe në kryqëzimin e “21 dhjetorit”, lëvizje që bëri që të përplasjes furishëm me makinën e një taksixhiu si Cenollari duke i marrë jetën babai të dy fëmijëve dhe 69-vjeçarit të ishte pasagjer në të, Ali Bejo.

Doko është dërguar në Spitalin e Traumës, ku iu komunikua masa e arrestit me burg e ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, por ai nuk është i vetmi që guxon të thyejë orën policore duke sjellë kështu një pandemi akoma më të rëndë se Covid-19 ndaj të cilës duhet të ruhesh, ajo e të papërgjegjshmëve në timon.

Dhe këtë fat të keq, pati edhe sot Cenollari. Pagat e ulëta në polici, mospagesa e orëve shtesë dhe punën në ditët e pushimit javor, detyruan Cenollarin, ashtu siç mund të detyrojnë edhe shumë kolegë të tjerë që të kryejnë një punë të dytë pas shërbimit, për të pasur mundësi për tu siguruar një jetë më të mirë fëmijëve të tyre, shkruan Dosja.al.

Nuk janë të paktat edhe rastet kur efektivët janë detyruar të heqin uniformën e tu nënshtrohen punëve të tjera, e gjithçka për një pagë më të mirë, për më shumë të ardhura, për familjen. Dhe ajo çfarë mundi të thoshtë sot Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ishte: E di situatën, dhe po bëj përpjekjet maksimale që ajo të ndryshojë!

Cilat janë këto përpjekje? Si po bëhen ndryshimet? Çfarë ndryshimesh po bën Manja, përderisa largimet e punonjësve të policisë nuk kanë të ndalur?

Sipas një postimi të bërë nga Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë, vetëm përjgatë vitit 2021 janë vetëlarguar nga Policia e Burgjeve mbi 220 punonjës. Dhe sot këta punonjës mund të kenë arritur misionin e tyre për të çuar disa kartëmonedha më shumë në shtëpi, por çfarë humb Shqipëria? Ndoshta mes tyre janë edhe ata punonjësit e dalluar për të cilët kemi nevojë në momentin që organizohen operacione për kapjen e të rrezikshmëve. Për të ndaluar persona si Doko që guxojnë të kryejnë krime në mes të natës, jo me armë, por me drejtimin e një timoni.

Por, fatkeqësisht Cenollari e kishte hequr uniformën, mesnatën e 11 nëntorit, ai ishte taksixhi e jo polic.

Nga Dosja.al 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ali bejo emirjan doko luan cenollari ali bejo emirjan doko luan cenollari

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2021, 17:12

Rama në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes

FRANCË– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë ku ka marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili zhvillohet nga data 11-13 nëntor në Paris. Rama ishte ed...