Aktualitet

La dy të vdekur në Tiranë! Doko ishte nisur nga Kurbini, askush s’i preu rrugën

11 Nëntor 2021, 19:20 Nga DOSJA
La dy të vdekur në Tiranë! Doko ishte nisur nga Kurbini, askush

TIRANË– Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik të regjistruar gjatë prëve të natës së kaluar në zonën e 21-dhjetorit. Mësohet se efektivi që mbeti i vdekur, Luan Cenollari ishte në krye të detyrës si taksist dhe po dërgonte në spital fqinjin e tij, 59-vjeçarin Ali Bejo.

Ndërsa Emirjan Doko, 30-vjeçari të cilit i është komunikuar edhe masa e arrestit me burg kishte thyer orën policore. Ai mësohet se ishte nisur që nga Kurbini drejt Tiranës ku dhe shkaktoi përplasjen fatale, duke ngritur kështu një tjetër pikëpyetje të madhe për sigurinë rrugore.

Doko nuk u ndesh me asnjë patrullë policie nga Kurbini në Tiranë? A iu kërkua llogari për thyerjen e orës policore? Cenollari dhe Bejo mbetën të dy të vdekur, ndërsa vetë Doko është në gjendje të rëndë për jetën.

Ai mësohet se ishte i dehur në momentin që ndodhi aksidenti, ndërsa në mjet iu gjet një pushkë e një thikë.

LAJM KRYESOR: Aksident me 2 viktima në Tiranë! Shoferit të dehur i gjendet pushkë, dënohet me burg

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane ali bejo emirjan doko luan cenollari aksident ne tirane ali bejo emirjan doko luan cenollari

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2021, 17:12

Rama në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes

FRANCË– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë ku ka marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili zhvillohet nga data 11-13 nëntor në Paris. Rama ishte ed...