Aktualitet

“K*** e ndyrë”, MESAZHI kërcënues që mori Koçi para se t’i shpërthenin “Range”-n

11 Nëntor 2021, 18:47 Nga DOSJA
“K*** e ndyrë”, MESAZHI kërcënues që mori

TIRANË– Noteres Rezarta Koçi të cilës iu hodh në erë mjeti “Range Rover” me tritol i ka ardhur një mesazh kërcënues në profilin e saj në Instagram. Newsbomb.al ka publikuar dhe mesazhin që shkruan një adresë anonime, në të cilin shkruhet me tonë kërcënuese se Koçi do të paguajë gjithçka që ka bërë bashkë me një person që tashmë nuk jeton më.

“Pershendetje, edhe ditelindjen e ke per halloween sic ke fytyren, te gjitha pislleqet qe ke bere me ate te ndjerin do i lash ne kete dynja. Shkofsh ne ferr ku**e e ndyre,”- shkruhet ne mesazhin e derguar nga profili me emer “bbb31_”, vetëm pak ditë përpara vendsojes së tritolit.

Sipas të njëjtës media, “i ndjeri” që përmendet në mesazh është Urim Pepa, i dashuri i noteres Rezarta Koçi që ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ky mesazh dhe adresa nga është dërguar është tashmë në duart e grupit hetimor.

Mbrëmjen e 5 nëntorit, makina luksoze e llojit “Range Rover”, tip “Evoque” me targa ‘AA 199 YS’ në pronësi të noteres Rezarta Koçi, është hedhur në erë si pasojë e shpërthimit të një sasie eksplozivi që i ishte vendosur. Mjeti ishte i parkuar në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë në momentin që lënda plasëse shpërtheu. Dosja.al ka raportuar se ka qenë vetëm një paralajmërim për noteren Rezarta Koçi, pasi kjo e fundit rezulton të jetë kallëzuar katër herë për mashtrim. 

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet rezarta koci shperthim me tritol te komuna e parisit rezarta koci shperthim me tritol te komuna e parisit

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2021, 17:12

Rama në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes

FRANCË– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë ku ka marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili zhvillohet nga data 11-13 nëntor në Paris. Rama ishte ed...

Aktualitet 11 Nëntor 2021, 16:55

MSH: 3 viktima dhe 625 raste të reja me Covid-19

TIRANË– Tre persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Në bilancin e 24 orëve të fundit, bëhet me dije s...