Aktualitet

Rama në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes

11 Nëntor 2021, 17:12 Nga DOSJA
Rama në Francë, merr pjesë në Forumin e Paqes

FRANCË– Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë ku ka marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili zhvillohet nga data 11-13 nëntor në Paris. Rama ishte edhe pjesë në panelin digjital “Ndalo-dhe-Ec-Si të rivendosim lëvizshmërinë globale”.

Aty u diskutua se si vendet mund të koordinohen më mirë dhe cilët institucionet mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma, për të përmirësuar lëvizshmërinë në kohët e Covid-19.

Njoftimi i kryeministrisë:

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë ku ka marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili zhvillohet nga data 11-13 nëntor në Paris. Pasi morri pjesë në Ceremoninë e Hapjes, Kryeministri Rama ishte edhe pjesë në panelin digjital “Ndalo-dhe-Ec – Si të rivendosim lëvizshmërinë globale”, në të cilin u diskutua se si vendet mund të koordinohen më mirë dhe cilët institucione apo aktorë mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma, për të përmirësuar lëvizshmërinë në kohët e Covid-19.

Ky është edicioni i katërt i Forumit të Paqes në Paris, ku do fokusi do të vendoset mbi sfidat globale të qeverisjes globale pas pandemisë COVID-19 dhe rëndësinë e rimëkëmbjes ekonomike.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama forumi i paqes ne france france edi rama forumi i paqes ne france france

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2021, 16:55

MSH: 3 viktima dhe 625 raste të reja me Covid-19

TIRANË– Tre persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Në bilancin e 24 orëve të fundit, bëhet me dije s...