Aktualitet

Sherri 10-vjeçar për kujdestarinë e vajzës! Shqiptarja qëllon me armë mjekun grek

11 Nëntor 2021, 15:31 Nga DOSJA
Sherri 10-vjeçar për kujdestarinë e vajzës! Shqiptarja

GREQI– Klodiana Celo Pavlidou është shqiptarja e cila qëlloi me armë zjarri bashkëshortin e saj në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në Chalandri, të Greqisë, përballë vajzës së tyre 13-vjeçare. Okulisti i njohur George Neos, është partneri i saj i cili po lufton për jetën në spital. Autorja, e cila është vënë në pranga nga policia, e ka pritur viktimën teksa po merrte nga shkolla vajzën e tyre. Kur burri doli nga shtëpia për ta marrë fëmijën nga shkolla, ajo iu afrua dhe pas një debati e qëlloi në bark para fëmijës së tyre 13-vjeçar.

Konflikti mes tyre ka nisur për shkak të një mosmarrëveshje ligjore për fëmijën e tyre, e cila ka 10 vite që vijon.

Klodiana e cila me profesion është piktore, pretendonte se kishte një pasuri të madhe në Shqipëri e se okulisti po përpiqej t’i “hante” paratë e saj dhe për këtë “e rrëmbeu” fëmijën. Kështu shkruajnë mediat greke për shqiptaren, e cila vendimet e gjykatës nuk i pranonte.  Sipas mediave, anëtarët e familjes së saj kishin tentuar ta mbyllnin në një klinikë psikiatrike, gjë që nuk kishin mundur ta bënin.

Viktima, dyshohet se e ka rritur fëmijën me gruan e tij angleze, pasi ka marrë vetëm kujdestarinë, për shkak të problemeve me të cilat përballej nëna biologjike e fëmijës.

Kohët e fundit shqiptarja jetonte në Cefaloni. Madje ka telefonuar mediave duke u përpjekur ta bëjë publike historinë e saj në mënyrë që të bëjë presion ndaj okulistit që t’ia kthejë fëmijën.

68-vjeçari ka marrë dy plagë, një në bark dhe një në kraharor. Gjendja e tij është kritike dhe mjekët po bëjnë gjithçka për ta mbajtur në jetë.

Burimi: Protothema.gr

ZHVILLIMET:

Qëlloi ndaj ish-partnerit, shqiptarja në Greqi:Arrestoni nënën time, është kriminele

E paralajmëruar? Qëlloi ndaj ish-partnerit, postimi i shqiptares në ‘FB’, armë dhe..

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet kryesore arrestohet shqiptarja ne greqi george neos greqi klodiana celo pavlidou shqiptarja vret burrin ne greqi arrestohet shqiptarja ne greqi george neos greqi klodiana celo pavlidou shqiptarja vret burrin ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2021, 16:55

MSH: 3 viktima dhe 625 raste të reja me Covid-19

TIRANË– Tre persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Në bilancin e 24 orëve të fundit, bëhet me dije s...