Aktualitet

Arrestohen 174 persona, mes tyre dhe shqiptarë, sekuestrohen makina, armë e drogë

11 Nëntor 2021, 15:13 Nga DOSJA
Arrestohen 174 persona, mes tyre dhe shqiptarë, sekuestrohen makina,

TIRANË– 174 persona janë vënë në pranga, mes tyre edhe shqiptarë në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga Europol, të koduar ‘Trivium’. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në faqen e Europol, operacioni ka zgjatur tre ditë dhe është zhvilluar në shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë.

Për tre ditë rresht në datat 3, 4 dhe 5 nëntor, autoritetet ligjzbatuese kanë ushtruar kontrolle në banesat e personave të prangosur në 17 shtete si: Shqipëria, Austria, Belgjika, Qipro, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Lituania, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Serbia, Spanja, Suedia, Franca, Lituania e Malta.

Në total janë sekuestruar 27 makinë e më shumë se 200 ngarkesa të tjera më armë e drogë. Në njoftimin zyrtar shkruhet se në një rast në Belgjikë, një makinë tërhoqi vëmendjen e hetuesve vetë për mënyrën agresive se si po ecte drejtuesi dhe u ndalua për kontroll. Për pasojë iu gjetën e sekuestruan mijëra euro cash.

Policia belge zbuloi mbi 70 000 euro të ndara në disa tufa të vogla. Shoferi më vonë pranoi se paratë  ishin rezultat i trafikut të drogës midis Belgjikës dhe Gjermanisë.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet europol operacioni trivium europol operacioni trivium

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2021, 16:55

MSH: 3 viktima dhe 625 raste të reja me Covid-19

TIRANË– Tre persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me Covid-19. Në bilancin e 24 orëve të fundit, bëhet me dije s...