Aktualitet

Firmat i ka ai, pse ka zyrë Paloka/ Bardhi: S’e ka prej Këshillit por me mirëkuptim

11 Nëntor 2021, 16:13 Nga DOSJA
Firmat i ka ai, pse ka zyrë Paloka/ Bardhi: S’e ka prej

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka hedhur një tjetër deklaratë të fortë nga selia, lidhur me aksionin e ndërmarrjë nga ish-kryeministri Sali Berisha për mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Bardhi tha se firmat nuk ishte protokolluar por ishin dërguar në zyrën e Edi Palokës, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar. Por vuri në dukje një detaj. Paloka nuk ka një zyrë për shkak të postit të kryetarit të Këshillit, por prej detyrës si nënkryetar i PD-së që ka mbajtur disa kohë më parë. Por gjithashtu nuk harroi të shtojë se posti i Palokës nuk ishte gjë tjetër veçse honorifik.

“Regjistrohet dhe protokollohet çdo kërkesë e cilitdo, aq më tepër kur bëhet fjalë për 25% të Kuvendit të partisë. Protokollohet çdo kërkesë. Nëse këto firma do të ekzistonin do të ishin depozituar dje dhe unë mora masa që punonjësit e administratës të qëndronin edhe pas orarit zyrtar. Punonjësit e zyrës së protokollit kanë qenë në pritje të kësaj procedure. Nuk sillen firmat, futën në kasafortë në zyrë që dua ta theksoj nuk është e kryetarit të Këshillit Kombëtar. Zoti Paloka nuk e ka dorëzuar akoma zyrën si ish-nënkryetar partie. Nuk e ka dorëzuar akoma edhe në mirëkuptim me administratën e partisë. Nuk ka zyrë kryetari i Këshillit sepse është post honorifik. Drejton dhe moderon mbledhjet e Këshillit, nuk ka as administratë, as staf,”-tha Bardhi.

Fakti që kryetari i Këshillit Kombëtar nuk ka zyrë, nuk është as një gjë e re. Edhe më herët, kur ky post mbahej nga ish-presidenti Bujar Nishani, ndodhte e njëjta gjë. Madje publikisht Nishani ishte shprehur se punonte në një zyrë që sipas tij ia kishte dhënë Edi Rama (në fakt ligji) si ish-president i vendit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike bujar nishani edi paloka gazment bardhi bujar nishani edi paloka gazment bardhi

Sondazh

Poll