Aktualitet

Aksident me 2 viktima në Tiranë! Shoferit të dehur i gjendet pushkë, dënohet me burg

11 Nëntor 2021, 06:21 Nga DOSJA
Aksident me 2 viktima në Tiranë! Shoferit të dehur i gjendet

TIRANË- Dy persona kanë ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Tiranë. Rreth orës 03:20 të mëngjesit, në zonën e “21 dhjetorit”, dy mjete janë përplasur duke sjellë vdekjen e një prej shoferëve dhe pasagjerit. Mjeti “Citoren” me drejtues Emirjan Dokon, 30 vjeç, u fut me shpejtësi dhe me semafor të kuq në kryqëzimin e “21 dhjetorit”, duke marrë para makinën e Luan Cenollarit.

Si pasojë e përplasjes, në vend kanë ndërruar jetë Luan Cenollari dhe pasagjeri në mjetin e tij, 69-vjeçari Ali Bejo, ndërsa 30-vjeçari Doko është dërguar në spital, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. 

“Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit,”-thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, nga burime për Dosja.al, por që ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Policia e Shtetit, nga kontrolli në makinën e Emirjan Dokos është gjetur edhe një armë zjarri, e llojit pushkë 20-she. Por nuk dihet nëse arma ishte me leje dhe as përse Doko e mbante me vete. 

Shoferit i cili shkaktoi aksidentin tragjik me 2 viktima i është komunikuar masa e arrestit nga policia e Tiranës pasi akuzohet për 3 vepra penale. 30 vjeçari që ndodhet në spital në gjendje të rëndë akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugore’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Aksidenti/Pushka po e po, 30-vjeçari kishte thikë në trup, Policia i shkon në shtëpi

FT: Ky është një nga viktimat e aksidentit në Tiranë/ Cenollari, baba i dy fëmijëve

PAMJE: Aksidenti fatal me dy të vdekur tek ’21 Dhjetori’, mjetet ‘copë e çikë’

Shkaktoi aksidentin me 2 viktima në Tiranë/ Emirjan Doko, ishte me pushkë në makinë

Aksidenti me 2 viktima në Tiranë,dëshmitari: Brenda njërës makinë kishte armë ‘AK47’

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane ali bejo emirajon doko luan cenollari tirane aksident ne tirane ali bejo emirajon doko luan cenollari tirane

Sondazh

Poll