Aktualitet

Ndodhet në palestër!I dënuar me 10 vite burg, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë (EMRI)

11 Nëntor 2021, 15:57 Nga DOSJA
Ndodhet në palestër!I dënuar me 10 vite burg, arrestohet

TIRANË– Preng Gjoni është arrestuar në kryeqytet, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale ‘vjedhje me dhunë’. Ai u arrestua në një palestër në rrugën ‘Jordan Misja’. Gjoni ishte dënuar nga gjykata e Sarandës në vitin 2016.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Palestra”. Kapet dhe ndalohet 33-vjeçari i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rruge operative se në një palestër në rrugën “Jordan Misja” ndodhej një person në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacioni policor “Palestra” në kuadër të cilit ndaluan shtetasin: Preng Gjoni, 33 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë”. Shtetasi Preng Gjoni, do ti dorëzohet Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të metejshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane preng gjoni tirane arrestim ne tirane preng gjoni tirane

Sondazh

Poll