Aktualitet

EKSKLUZIVE! Futet me të kuqe, MOMENTI kur aksidentohet Paja, shpëton për një fije

11 Nëntor 2021, 12:51 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE! Futet me të kuqe, MOMENTI kur aksidentohet Paja, shpëton

TIRANËDosja.al ka siguruar videon ekskluzive të aksidentit të aktorit Gazmend Paja, i cili duket se ka shpëtuar ‘për një fije’. Aktori shihet teksa udhëton me një motor me një shpejtësi të lartë dhe totalisht në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor kalon semaforin. Ky i fundit në ato çaste sinjalizonte dritën e kuqe, por Paja vijoi rrugën dhe u përplas tek makina me ngjyrë të bardhë e cila kishte të drejtën për të kaluar.

Në momentin që motori i Pajës takon derën e përparme të pasagjerit të mjetit, aktori fluturon dhe përplaset në tokë. Ai ka pasur kokoren mbrojtëse në momentin që është aksidentuar dhe kjo gjë i ka shpëtuar jetën, pasi duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën ai udhëtonte, bilanci mund të kishte qenë më i rëndë.

Aktualisht Gazmend Paja ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në mjetin që u përplas ai nuk ka pasur persona të lënduar, por shoferi është shoqëruar për të dhënë dëshminë.

LAJMI KRYESOR: PAMJE nga vendngjarja! Aksidentohet aktori Gazment Paja, makina e merr para me motor

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet gaz paja gazmend paja tirane aksidentohet gaz paja gazmend paja tirane

Sondazh

Poll