Aktualitet

VD-Me shpejtësi e semafor të kuq, aksidentohet Gaz Paja, aktori përplaset me makinën

11 Nëntor 2021, 10:48 Nga DOSJA
VD-Me shpejtësi e semafor të kuq, aksidentohet Gaz Paja, aktori

TIRANË– Aktori i humorit, Gaz Paja ka pësuar një aksident të rëndë paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 11:00 të paradites, në rrugën e Kavajës. Dosja.al ka siguruar ekzkluzivisht videon nga momenti i aksidentit, ku duket qartë shpejtësia dhe shkelja që i bën aktori rregullave të qarkullimit rrugor.

Teksa në kryqëzim është hapur drita jeshile për kalimin një prej korsive në kahun tjetër të rrugës, është mbyllur në kahun tjetër. Por aktori as që e ka vënë re duke vijuar me të njëjtën shpejtësi. Për shkak të impaktit që kishte me makinën, përfundoi duke fluturuar disa metra në ajër, duke u plasur në tokë. Ndërsa forca e impaktit dallohet qartë tek gjurma e lënë në derën e pasagjerit të makinës.

Megjithatë si për mrekulli, aktori nuk ka pësuar asnjë dëmtim të rëndë, ndërsa kalimtarët e rastit iu mblodhën pranë për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa mundoheshin që t’i ndalonin gjakun e dalë nga hundët. Aktualisht Paja ndodhet në spital, por mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa drejtuesi i mjetit, E.K., është shoqëruar në Polici për të bërë sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

EKSKLUZIVE! U fut me të kuqe në kryqëzim, MOMENTI i aksidentit të aktorit Gaz Paja

Aksidenti i Gaz Pajës, policia: Makina u përplas me motomjetin, nisin hetimet

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet gaz paja tirane aksidentohet gaz paja tirane

Sondazh

Poll