Aktualitet

Mblidhet Kuvendi në Maqedoninë e Veriut/ Votohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë

11 Nëntor 2021, 09:33 Nga DOSJA
Mblidhet Kuvendi në Maqedoninë e Veriut/ Votohet mocioni i mosbesimit

MAQEDONIA E VERIUT- Sot është caktuar seanca e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështjen e besimit në Qeveri, e cila mund të zgjasë deri në mesnatë. Mediat vendase raportojnë se kjo nismë është nënshkruar nga 61 deputetë, të cilët  duhet të votojnë për mosbesimin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri aktual Zoran Zaev.

Për rrëzimin e qeverisë së Zoran Zaevit nevojiten 61 vota të deputetëve, nga 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Opozita paraqiti mocionin e mosbesimit pasi kryeministri Zoran Zaev njoftoi se do të largohej pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, të cilën e kishte paralajmëruar më 31 tetor por nuk dha dorëheqjen. Nisma fillestare ishte me 61 nënshkrime nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës, Besës dhe të Majtës.

ZVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Zhduket’ Kastriot Rexhepi, Deputeti i VMRO-DPMNE-së: Vetëm Zaev e di…

Mungesa e Kastriot Rexhepit/ Lideri i Besës, Bilal Kasami: Po mbahet me dhunë

Deputeti Skënder Rexhepi: Nuk do të jemi në listë me njerëz antishqiptar, anti BE

Seanca për rrëzimin e qeverisë, mungon Kastriot Rexhepi i Lëvizjes Besa

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni skënder rexhepi zoran zaevit skënder rexhepi zoran zaevit

Sondazh

Poll