Aktualitet

Berisha mbledh 150 firma të tjera! Reagon Bardhi: Blof! ‘Qifja’ që mbush ‘Foltoren’

11 Nëntor 2021, 15:34 Nga DOSJA
Berisha mbledh 150 firma të tjera! Reagon Bardhi: Blof! ‘Qifja’

TIRANË– Pas dorëzimit të formularëve me firmat e anëtarëve të Partisë Demokratike, në selinë blu duket se ka “fortunë” përplasjesh. Mbështetësit e ish-kryeministrit, Flamur Noka, Genti Strazimiri dhe Arben Ristani, kanë deklaruar sot se kanë mbledhur edhe 150 firma të tjera delegatësh, të cilat ia kanë bashkangjitur të tjerëve. Në prononcimin e tij para mediave, Strazimi tha se firmat janë dërguar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka duke ftuar për verifikimin e tyre.

Më pas, deputeti Flamur Noka akuzoi Bashës si ministër i Ramës që paguhet për të shuar opozitën, ndërsa ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani nënvizoi se institucionet e partisë nuk janë legjitim se nuk janë zgjedhur me votë të fshehtë.

Fill pas tyre, duke shpjeguar procedurën, sekratari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi tha se përveç Statutit ka 3 tre rregullore në Partinë Demokratike. Njëra prej rregullove flet për mënyrën se si thirret Kuvendi Kombëtar i PD nga 1/4 e anëtarëve të këtij organi. Ndërsa më pas shtoi se ai kërkesa për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Kryesia njoftohet me shkrim dhe rendi i ditës njoftohet 1 muaj para dhe jo në Facebook. Gjithashtu, shtoi se koha për verifikimin e votave në Kuvend, mund të jetë vetëm 1 orë çka e bën të pamundur verifikimin e çdo firmë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Firmat e mbledhura nga Berisha, Bardhi flet me KUNJA: Ne s’kemi probleme me ligjin

Kush është demokrati që ndihmoi Rakipin?Bardhi nxjerr emrin: Sot mbështet ‘Foltoren’

Pse nuk u dorëzuan firmat te Bardhi? Ristani: Cic micet në zyra mos të marrin peshë

Firmat për Kuvendin e PD, Strazimiri: Të shkojnë t’i shohin, por jo t’i verifikojnë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike alksioni arben ristani flamur noka genti strazimiri sali berisha alksioni arben ristani flamur noka genti strazimiri sali berisha

Sondazh

Poll