Politike

Firmat për Kuvendin e PD, Strazimiri: Të shkojnë t’i shohin, por jo t’i verifikojnë

11 Nëntor 2021, 13:08 Nga DOSJA
Firmat për Kuvendin e PD, Strazimiri: Të shkojnë t’i

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri deklaroi sot se firmat e mbledhura nga Foltorja e Sali Berishës do të verifikohen në datë 11 dhjetor përmes një komisioni të ngritur nga vetë Kuvendi. Ai u shpreh se firmat janë dërguar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka dhe kushdo që ka kuriozitet t’i shohë ato mund ta bëjë, por verifikimin sipas tij mund ta bëjë vetëm Kuvendi.

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Strazimiri: Shumica absolute e anëtarëve kanë firmosur për të mbledhur kongresin. Kuvendi është organi më i lartë. Si i tillë vetëverifikohet. Si ndodh kjo; vetë Kuvendi miraton një grup për verifikim. Të gjithë janë vartësit e Kuvendit. Edhe Kuvendi i 11 dhjetorit do të vetë verifikohet. Kemi paraqitur numrin e firmave që janë mbledhur nga anëtarësia. E kemi bërë për transparencë. I kemi dorëzuar tek organi i dytë, Edi Paloka. Kush ka dëshirë dhe kuriozitet mund të shkojë dhe t’i shohë. Por jo të verifikojë. Çdo interpresim tjetër që bëhet është efekti i një paniku. Është e palezetshme.

Basha iu akuzoi sot për puç…

Strazimiri: Puç është gjithçka që nuk respekton pikat e Statutit të Partisë Demokratike. E ka miratuar vetë Basha.

LAJMI KRYESOR: Berisha mbledh 150 firma të tjera! Reagon Bardhi: Blof! ‘Qifja’ që mbush ‘Foltoren’

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes gent strazimiri aksioni i berishes gent strazimiri

Sondazh

Poll

Politike 11 Nëntor 2021, 15:33

Braho u shkarkua, Paloka: Pse nuk reagon SPAK?

TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka reaguar pasi është shkarkuar nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbri Braho, djali i ...