Politike

Braho u shkarkua, Paloka: Pse nuk reagon SPAK?

11 Nëntor 2021, 15:33 Nga DOSJA
Braho u shkarkua, Paloka: Pse nuk reagon SPAK?

TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka reaguar pasi është shkarkuar nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Arbri Braho, djali i Spartak Brahos. Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se Prokuroria e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duhet të kishte reaguar pas denoncimeve të bëra nga zyrtari.

Postimi i plotë:

Nënkryetari socialist i bashkisë Durrës ( i shkarkuar dje) ndër denoncimet e tjera që ka bërë, ka deklaruar hapur se “rilindja” me Dakon në krye , ne zgjedhjet e fundit blenë vota me shumicë në Durrës, duke përdorur dhe pushtetin! “Kjo u pa tek zgjedhjet e fundit. Të arrish të blesh, të jesh në pushtet e të blesh vota e të dalësh prapë skandal ne zgjedhje…”-thote Braho ne emision televiziv tek Syri Tv Për këtë akuzë dhe të tjera ( pra për blerje votash dhe përdorim të pushtetit në zgjedhje) ka një padi timen, në emër të PD, në SPAK që prej marsit 2021. Tani vjen kjo akuze direkte nga një funksionar i lartë i PS për të njëjtën çeshtje. Çfarë ndodh ? Asnjë reagim nga SPAK nuk ka ende. Arrestohen e ndalohen gjashtë persona nga bashkia Durrës me urdhër të SPAK, për abuzim në blerjen e një shkalle për zjarrefikës, po për këtë krim të rëndë zgjedhor heshtje e plotë. Heshtje që nga marsi për padinë time . Heshtje dhe tani. Ky është SPAK që në i kërkojmë të bejë vettingun e politikanëve!!! E për të qenë edhe më e plotë tallja dhe cinizmi; une nesër kam seancën e rradhës të një gjyqi , ku jam i paditur për shpifje nga zëvendës kryehajduti i zgjedhjeve në Durrës, Çela i Ramës.

Braho u shkarkua nga puna pasi denoncoi se Bashkinë Durrës e drejtonte end eish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arbri braho edi paloka shkarkohet arbri braho arbri braho edi paloka shkarkohet arbri braho

Sondazh

Poll