Politike

VD-DEBATET/ ‘Mos ndërhyj’,Shalsi i drejtohet Spahos: 5 gjëra them unë, ju shpërtheni

11 Nëntor 2021, 09:57 Nga DOSJA
VD-DEBATET/ ‘Mos ndërhyj’,Shalsi i drejtohet Spahos: 5

TIRANË– Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar ditën e sotme kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsin, duke i kërkuar të mos ndërpriste ata që marrin fjalën. Spaho kërkoi fjalën për replikë, ndërsa Shalsi iu kundërpërgjigj duke thënë se demokratët kishin një zakon të keq se nuk pranonin sqarime. Spaho e këshilloi që të ngrinte nivelin e ndërhyrjes mirëpo kjo nuk u prit mirë nga Shalsio i cili i tha se ata shpërthejnë në reagime sa herë që ai thotë diçka.

Debati i plotë:

Shalsi: Flisni këtu dhe thoni po na jep leksione ky. Nëse nuk jeni mësuar që të dëgjoni dhe nuk pranoni t’ju thonë diccka. duam debat cilësor thonë e pastaj thonë dua të them atë që dua të them. Unë jam përgjegjës për atë që them, nëse nuk të pëlqen zoti Shehu mirë, nëse jo prapë mirë. Denaj duhet të vendosim rregull, e di që shumë prej jush e kanë problem kur vetë duan që të flasin, tjetri i duket sikur po ju jep leksione. Duhet të

Spaho: Përpiqu ta ngresh nivelin e ndërhyrjes, një këshillë. Nuk keni të drejtë ju që sa herë që flasim ne të ndërhyni dhe të jepni këshilla. Ju jeni kryetar, keni të drejtë të flisni sa ne, detyra shtesë që keni është që të mbani rrjedhën. Por që të na jepni këshilla, jo vetëm që nuk e keni të drejtë por nuk është normale. Unë nuk them se jam më i kualifikuar se ju. Në korrik do takohemi prapë këtu, nëse jeni mirë hajde të vëmë rregullin fiskal.

Shalsi: Mua më lind e drejta që të them mendimet e mia. Dhe mund të mos të të pëlqejë, ama reagimin e kam më pak emocional dhe më të moderuar. Unë them 5 gjëra dhe ju shpërtheni nga vendi, nuk është çështja.. duhet të respektojmë njëri tjetrin. Ja prapë mor burrë, ja prapë. nuk të ndërpreu njeri, tani dëgjoje, nuk të pëlqeu, kundërshtoje, nuk po bëjë pra, more fjalën dhe ju dhe zoti Spaho, u pickuat dhe vendosët disa epitete.

LAJMI KRYESOR:‘Ekonomia’/Miratohet në parim pr/buxhetin2022 dhe paketën fiskale!PD kundër(DEBATET)

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edmond spaho komisioni i ekonomise 11 nentor 2021 edmond spaho komisioni i ekonomise 11 nentor 2021

Sondazh

Poll