Aktualitet

Arrestime dhe procedime, ndalohet një 40-vjeçare për vjedhje

11 Nëntor 2021, 14:46 Nga DOSJA
Arrestime dhe procedime, ndalohet një 40-vjeçare për vjedhje

KORÇË – Policia e qarkut juglindor të vendit arrestoi një shtetase 40-vjeçare dhe procedoi në gjendje të lirë 3 persona të tjerë. Në prangat e uniformave blu ra 40-vjeçarja B.SH., e cila mendohet se ka grabitur një varëse e unazë floriri si dhe një orë në banesën e 26-vjeçarit TH.K. në fshatin Progër të Devollit.

Ndërkohë, u procedua 36-vjeçari K.L. nga Gjonçi i Kolonjës pasi u kap duke transportuar lëndë drusore me fuoristradën e tij “Mitsubishi”. Ai do të hetohet për “Prerje të paligjshme të pyjeve”.

Dy shtetas të tjerë; (D. G., banor në fshatin Neviçisht të Korçës dhe A. T., banor në fshatin Zvirinë të Maliqit) procedohen për “Ndërtim të paligjshëm” teksa është konstatuar kanë bërë punime pa leje.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne korce ndertim pa leje vjedhje varsesh arrestim ne korce ndertim pa leje vjedhje varsesh

Sondazh

Poll