Aktualitet

Grabitja në Lezhë/Djali iu la në burg,nënës i bie të fikët:O shpirt, ça paske kështu

11 Nëntor 2021, 12:20 Nga DOSJA
Grabitja në Lezhë/Djali iu la në burg,nënës i bie

LEZHË– Nëna e Armand Zhujanit, të riut i cili u la në arrest me burg nga Gjykata e Lezhës pasi dyshohet se është autor i vilës 3 katëshe në qytet, nuk është ndjerë mirë. Nëna e 23-vjeçarit shpërtheu në lot pas vendimit të gjykatës e cila la në burg djalin e saj dhe nga rëndimi i gjendjes emocionale, asaj i ra të fikët.

Gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tij dhe pranoi kërkesën e prokurorit Sabri Kastrati, duke vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sytë e djalin ishin të fryrë dhe të nxirë si shenja dhune. “O shpirt, ça paske ashtu o zemër?!” e pyet nëna e tij.

SI NDODHI GRABITJA NË LEZHË?

Armand Zhejmani së bashku me një person tjetër kishin shkuar për të grabitur vilën e Zef Tehcaj, drejtor i shkollës së mesme të fshatit, por të frikësuar nga sirenat e ambulancës u larguan dhe u kapën nga banorët e fshatit.

Tehcaj i ka parë nga kamerat dy grabitësit dhe ka njoftuar banorët që të shkonin t’i kapnin. Banorët arritën të kapin 23-vjeçarin Zhejmani dhe ia dorëzuan policisë, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e personit tjetër i cili u larguar nga vendi i ngjarjes duke hedhur në tokë një armë zjarri.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet armand zhujani fshati zejmen gjykata lezhe grabitje ne lezhe lezhe armand zhujani fshati zejmen gjykata lezhe grabitje ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2021, 13:13

Zjarr në një banesë në Elbasan, shpëton familja

ELBASAN – Një zjarr ra në banesën e një familjeje në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Flakët e përhapura kanë djegur një pjesë të mobiljeve dhe pajisjeve të...