Aktualitet

Aksidenti në Tiranë! 30-vjeçari lufton për jetën, Policia i komunikon arrestin

11 Nëntor 2021, 12:24 Nga DOSJA
Aksidenti në Tiranë! 30-vjeçari lufton për jetën,

TIRANË- Detaje të reja nga aksidenti me viktima në Tiranë. 30-vjeçari Emiljano Doko ndodhet tek spitali i Traumës, ku edhe po merr mjekim për dëmtimet që ka marrë në kokë për shkak të përplasjes. Por ndërkohë që ndodhet në spital, shoferit 30-vjeçar Emirjan Doko, i cili shkaktoi aksidentin tragjik me 2 viktima i është komunikuar masa e arrestit nga policia e Tiranës pasi akuzohet për 3 vepra penale.

30-vjeçari që ndodhet në spital në gjendje të rëndë akuzohet për veprat penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugore’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

I riu ishte në gjendje të dehur, mbante armë në makinë dhe kaloi semaforin e kuq me shpejtësi tek kryqëzimi i “21 dhjetorit” teksa po drejtonte automjetin tip “Citroen”. Rreth orës, 03:20, ai përplasi makinën tip “Honda” që drejtohej nga Luan Cenollari, 58 vjeç. Ky i fundit ndërroi jetë së bashku me me pasagjerin e identifikuar si Ali Bejo, 59 vjeç.

LAJMI KRYESOR: Aksident me 2 viktima në Tiranë, shoferit të dehur iu gjet një pushkë në makinë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane emiljano doko tirane aksident ne tirane emiljano doko tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2021, 13:13

Zjarr në një banesë në Elbasan, shpëton familja

ELBASAN – Një zjarr ra në banesën e një familjeje në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Flakët e përhapura kanë djegur një pjesë të mobiljeve dhe pajisjeve të...