Politike

VD-Buxheti 2022/Shehi:Unë nuk e votoj! Kë ka gënjyer mendja që kemi dalë nga kriza..

11 Nëntor 2021, 10:41 Nga DOSJA
VD-Buxheti 2022/Shehi:Unë nuk e votoj! Kë ka gënjyer mendja

TIRANË– Kreu i PAA-së, Dashamir Shehi deklaroi gjatë Komisionit të Ekonomisë, votën e tij kundër miratimit të buxhetit të shtetit për vitin 2022. Sipas tij, ky buxhet mbron interesin e grupeve të mëdha që dominojnë sot Shqipërinë, ndërsa qytetari është lënë pa mbrojtje. Shehi tha se nuk është bërë përmirësim i dukshëm në paga dhe pensione që qytetari shqiptar të ndihet më i mbrojtur, ndërsa thekson se ai çdo ditë e më shumë po bëhet më i varfër dhe i dobët.

“Mendova që këtë vit do bëhet një kapërcim cilësor sa i përket pagave, pensioneve që ne mos t’i lëmë qytetarët vetëm në këtë hall. Kam menduar që këto dy vite i kanë kaluar vetëm, siç kalojnë shqiptarët hallet, me familjen e vet. Sepse po të jetë për skemat shtetërore, të jeni të sigurtë se po ti mbledhim prapë si bie asgjë. Gjykova që ky vit t’u bënte një përmirësim i dukshëm për paga dhe pensione që ai shtetasi shqiptar të ndihet i mbrojtur nga shteti i vet. Se shqiptarët e kanë njerk shtetin, nuk e kanë babë, ndërkohë që duhet të jetë babë ndonjëherë të të çojë në shkollë etj. Unë nuk e votoj. Është mbrojt interesi i PPP i atyre grupeve të mëdha që dominojnë sot Shqipërinë. Kë ka gënjyer mendja që kemi dalë nga kriza të jeni të sigurtë që e keni gabim se qytetari po bëhet më i dobët dhe i varfër. Ky është një buxhet kontraktorësh”, tha Shehi.

LAJMI KRYESOR: ‘Ekonomia’/Miratohet në parim pr/buxhetin2022 dhe paketën fiskale!PD kundër(DEBATET)

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dashamir shehi komisioni i ekonomise 11 nentor 2021 dashamir shehi komisioni i ekonomise 11 nentor 2021

Sondazh

Poll