Aktualitet

Transportonin pllaka guri dekorative nga Mali i Tomorit, hetohen 6 persona

11 Nëntor 2021, 13:59 Nga DOSJA
Transportonin pllaka guri dekorative nga Mali i Tomorit, hetohen 6 persona

SKRAPAR – Policia e Beratit ka vendosur të procedojë penalisht 6 shtetas nga Skrapari për krim mjedisor. Personat në fjalë (A.S., 30 vjeç, F.M., 26 vjeç, G.K., 40 vjeç, I.Q., 43 vjeç., K.K., 39 vjeç dhe Sh.K., 35 vjeç) transportonin pllaka dekorative, që mendohet se janë marrë nga Mali i Tomorit.

Shkelja qëndron në faktin se Mali i Tomorit konsiderohet “zonë e mbrojtur” dhe veprime të tilla konsiderohen si të dëmshme jo vetëm për vlerat e paçmuara mjedisore, por dhe për habitatet.

NJOFTIMI I POLICISË

Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

DVP Berat fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mali i tomorit nxoren pllaka dekorative nga mali i tomorit mali i tomorit nxoren pllaka dekorative nga mali i tomorit

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2021, 13:13

Zjarr në një banesë në Elbasan, shpëton familja

ELBASAN – Një zjarr ra në banesën e një familjeje në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Flakët e përhapura kanë djegur një pjesë të mobiljeve dhe pajisjeve të...