Aktualitet

Favorizoi lirimin e Viktor Ymerit, arrestohet ish-shefi në burgun e Peqinit

11 Nëntor 2021, 12:33 Nga DOSJA
Favorizoi lirimin e Viktor Ymerit, arrestohet ish-shefi në burgun e Peqinit

TIRANË- Ish-Shefi i Sektorit Ligjor të Burgut të Peqinit, Gani Shehu është arrestuar sot nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK ka njoftuar sot se në pranga ka përfunduar Shehu ka paraqitur të dhëna të rreme për një të burgosur që t’i mundësonte lirimin. Por nuk bëhet fjalë për një të dënuar ‘normal’, por për Viktor Ymerin, i njohur edhe ndryshe si Tori i Xhihanes.

Gani Shehu bashkë me kartelistin, Lulzim Kaziu u pikasën duke shkelur ligjin ndërsa ndihmonin Ymerin dhe një tjetër i dënuar me inicialet L.H., duke u shtuar orët e punës, në mënyrë që të përfitonin lirinë parakohe.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka në hetim procedimin penal nr.252 të vitit 2020, për veprat penale të parashikuara nga nenet 79/dh, 78, 278, 333/a, 334 etj. të Kodit Penal. Në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet shtetasi V.B(I). Gjatë shqyrtimit të kërkesës së të arrestuarit V.B.(I), me objekt revokim/zëvendësim të masës së sigurimit nga ana e mbrojtjes së të hetuarit, u paraqit si provë një shkresë me lëndë: “Kthim përgjigje” e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Peqin e datës 14.01.2021.

Duke marrë shkas nga përmbajtja e kësaj shkrese, Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kreu hetime të thelluara në drejtim të vërtetësisë së të dhënave të pasqyruara. Pas kryerjes së shumë veprimeve hetimore, u krijua dyshimi i arsyeshëm se, në shkresën e datës 14.01.2021 të nxjerrë nga IEVP, Peqin, paraqiteshin të dhëna të rreme të cilat shkonin në drejtim të lehtësimit të pozitës së të hetuarit V.B.(I).

Gjithashtu, nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit krijohet dyshimi i arsyeshëm se, personi që ka përgatitur këtë shkresë në të cilën janë pasqyruar të dhëna të rreme, është ish – Shefi i Sektorit Ligjor të IEVP – së Peqin, G.Sh. Në vijim, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.95 datë 10.11.2021 ka caktuar ndaj shtetasit G.Sh. masën e sigurimit: “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal. Kjo masë sigurimi u ekzekutua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në datën 11.11.2021.

Viktor Ymeri ose siç njihet ndryshe në Vlorë, si “Tori i Xhihanes”, la qelinë e burgut të Lushnjës në dhjetor të vitit 2019. Vendimi për lirimin e tij, është dhënë nga gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila vendosi të shuajë dënimin e Viktor Ymerit dhe të urdhërojë lirimin e tij. Por ai u rikthye sërish në burg në dhjetor të 2020, pasi SPAK rihapi hetimet për dy ekzekutimet e bujshme në 2005, të Vajdin Lame dhe Klodian Saliu. Ymeri është shpallur fajtor si një ndër autorët e kësaj vrasje. 

Ymeri prej vitit 1999 e deri më sot qëndronte në burgun e Lushnjes në Elbasan, pasi ishte dënuar me 25 vite burgim për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës. Për këto dy vrasje Ymeri është dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, por në tetor të 2018 gjykata e Apelit Durrës, kanë vendosur dënimin e tij me 25 vite burg. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i peqinit gani shehu viktor ymeri burgu i peqinit gani shehu viktor ymeri

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2021, 13:13

Zjarr në një banesë në Elbasan, shpëton familja

ELBASAN – Një zjarr ra në banesën e një familjeje në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Flakët e përhapura kanë djegur një pjesë të mobiljeve dhe pajisjeve të...