Aktualitet

Plagosi shokun e klasës me thikë jashtë shkollës, arrestohet 17-vjeçari në Shkodër

11 Nëntor 2021, 11:48 Nga DOSJA
Plagosi shokun e klasës me thikë jashtë shkollës, arrestohet

SHKODËR – Një plagosje me thikë ndodhi në njërin prej gjimnazeve të SHkodrës mes dy adoleshentëve. Dy shokë klase janë konfliktuar me njëri-tjetrin jashtë shkollës së mesme, e cila përfundoi me plagosjen e një 17-vjeçari J.F nga E.N. Policia e Shkodrës ka arritur të arrestojë autorin e plagosjes.

Sipas informacioneve, sherri ka nisur për motive banale.


Njoftimi i Policisë

Në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur i  dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi J.F., 17 vjeç.Nga veprimet paraprake rezulton se është konfliktuar   jashtë ambienteve të shkollës me shokun e tij të klasës me shtetasin E. N., 17 vjeç për motive të dobëta. 

I dëmtuari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve të shpejta të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë e mundur kapja e autorit të ngjarjes dhe shoqërimi i tij për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjimnaz plagosje me thike shkoder gjimnaz plagosje me thike shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2021, 13:13

Zjarr në një banesë në Elbasan, shpëton familja

ELBASAN – Një zjarr ra në banesën e një familjeje në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Flakët e përhapura kanë djegur një pjesë të mobiljeve dhe pajisjeve të...