Politike

‘Nuk janë siguruar votat’/ Balliu- Bardhit: Mund ti verifikoni, të tjera po vijnë

11 Nëntor 2021, 13:12 Nga DOSJA
‘Nuk janë siguruar votat’/ Balliu- Bardhit: Mund ti verifikoni,

TIRANË– Ish-deputeti Klevis Balliu i është përgjigjur Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhi, pasi ky i fundit deklaroi mbrëmjen e djeshme se Berisha nuk kishte mbledhur kuoten e duhur të firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Me anë të një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Balliu shkruan se Bardhi e ka për detyrë që të verifikojë firmat e mbledhura.

POSTIMI:

Gazmend Bardhi tha dje që duhet ti verifikojmë firmat e mbledhura dhe që Berisha nuk na jep mundësi.Jo Zoti Bardhi, strukturat e PD mund ti verifikojnë jo vetëm tani por edhe gjatë Kuvendit. Me të dhënat personale si numri i kartës së identitetit dhe gjithçka verifikohet, por ato nuk mund të bëhet publike për mediat në mbrojtje e të dhënave personale pasi ajo është shkelje ligjore dhe kushtetuese. Ndërsa organet e partisë patjetër që po, mund ti kenë dhe mund ti verifikojnë. Janë 4200 firmat dhe të tjera po vijnë. Vazhdojmë përpara për një Parti Demokratike më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar.

Ditën e djeshme, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaroi se procedurat për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar do të nisin nëse vërtetohet se 1/4 e personave që kanë hedhur firmën janë anëtar të Kuvendit Kombëtar. Në emisionin “Opinion”, Bardhi tha se mbledhja e firmave është një blof i madh dhe tallje me demokratët, pasi firmat nuk janë mundur që të mblidhen.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi klevis balliu gazment bardhi klevis balliu

Sondazh

Poll