Aktualitet

Sherr me sende të forta kundër 3 personave, ndalohet 24-vjeçari në Vlorë

11 Nëntor 2021, 12:39 Nga DOSJA
Sherr me sende të forta kundër 3 personave, ndalohet 24-vjeçari

VLORË – Policia e Vlorës arrestoi dy persona dhe procedoi dy të tjerë në 3 raste të ndryshme. 24-vjeçari XH.J. dhe 57-vjeçari janë dy shtetasit e ndaluar, ndërsa procedohen në gjejndje të lirë V.N., 49 vjeç dhe V.D., 39 vjeç.

I riu XH.J. u shoqërua nga uniformat blu pasi ditën e djeshme është konfliktuar me 3 persona të tjerë (Q.K, E.K, R.K.) duke i goditur me sende të forta.

57-vjeçari Y.XH. u ndalua teksa dje aksidentoi 54-vjeçarin L.M. duke u larguar nga vendngjarja. Për fatin e mirë, L.M. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, hetohen në gjendje të lirë 49-vjeçari V.N. dhe 39-vjeçari V.D. për akuzën e “fshehjes së të ardhurave” dhe “mospagim të taksave”. Të dy personat transportonin materiale ndërtimi pa faturë tatimore me kamionët e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(d.v./dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident sherr vlore aksident sherr vlore

Sondazh

Poll