Aktualitet

‘Mos na…’/ Po shkarkoni njerëzit e Ballës në Elbasan? Gjiknuri: S’janë më tijët!

11 Nëntor 2021, 11:05 Nga DOSJA
‘Mos na…’/ Po shkarkoni njerëzit e Ballës në

ELBASAN– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka folur për aktualitetin politik në vendin tonë nga Elbasani. Në detyrën e drejtuesit politik të qarkur, Gjinuri u përball me akuza lidhur me emërimet e reja të zyrtarëve, duke u akuzuar për ‘eliminimin’ e personave të afërt me paraardhësin e tij, Taulant Balla. Nga Elbasani ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të çlirimit të këtij qyteti, Gjiknuri foli edhe për tema të tjera, duke u ndalur më së shumti tek zhvillimet më të fundit brenda PArtisë Demokratike.

PJESË NGA INTERVISTA:

Reforma Zgjedhore? Komisioni i Refomës zgjedhore kanë standard të ndjekur nga të gjitha palët. Rekomandimet e OSBE dhe Kodin Zgjedhor. Nëse devijojmë është devijim i traditës. Ne jemi të gatshëm të ulemi në komisionin e reformës zgjedhore për të adresuar çështjet e mbetura apo që mund të dalin.

Berisha, kryeministër? Edhe Basha ashtu thoshte. Ne nuk përzihemi në punët e tyre. Se kë do të bëjnë lider. Sa i përket kryeministrit do të presim 4 vite kur të shkojmë në zgjedhje të përgjithshme dhe do të jenë shqiptarët ata që do të zgjedhin.

Emri i presidentit të ri? Ne gjithmonë i kemi qenë qasjes për të pasur një president konsensual. Opozita ka një rol në këtë mes.

A po shkarkohen në Elbasan të besuarit e Taulant Ballës? Nuk e di që njerëzit etiketohen të Taulantit apo Damianit, nuk e besoj qe edhe Taulanti i atribuon këtë gjë, lëvizjet që mund të ndodhin janë në bazim të punës dhe bazuar në legjislacionin përkatës. Ne nuk jemi këtu për të instaluar njerëzit tanë por për të gjetur njerëzit më të mirë dhe për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve të Elbasanit, qytetarët duhet të shohin njerëz me integritet dhe të dinë të organizojnë dhe të ofrojnë shërbime.

Por për këtë çështje kishte një koment të shkurtër, lidhur me të njëjtat akuza. 

Kam ardhur sot në Elbasan për të vazhduar kontraktin me popullin e mrekullueshëm të këtij qarku. Kam ardhur në një ditë festë prandaj mos na e prisni festën me këto…,”-shtoi Balla. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike damian gjiknuri elbasan taulant balla damian gjiknuri elbasan taulant balla

Sondazh

Poll