Politike

‘Ekonomia’/ Projektbuxheti 2022, PD: Kundër, nuk është i shpërndarë mirë

11 Nëntor 2021, 09:53 Nga DOSJA
‘Ekonomia’/ Projektbuxheti 2022, PD: Kundër, nuk

TIRANË– Ditën e sotme anëtarët e Partisë Demokratike, në Komisionin e Ekonomisë nuk ranë dakord për miratimin e projektbuxhetit 2022. Arbi Agalliu u shpreh se buxheti sipas tij nuk është i shpërndarë siç duhet. Po ashtu, Dashamir Shehi bëri të ditur se opozita do të votojë kundër këtij projektligji.

DEBATI:

Sorina Koti: Si PD gjatë këtyre dy javëve në parim të projektbuxhetit, kemi bërë sugjerimet tona, komisionet e tjera kanë raportua sot këtu te ne duke shprehur edhe ato qëndrimin e tyre, ne votojmë kundër në parim për buxhetin 2022 pasi nuk është një projektbuxhet që na sjell atë stimul financiar që kanë nevojë shqiptarët pas dy fatkeqësive. Ne u kemi thënë shqiptarëve që duhet të ulim borxhin, deficitin dhe të rrisim ekonominë, subvencionet dhe mbështetjen direkte të fermerëve dhe shtresave në nevojë. Kjo gjë nuk u reflektuar në buxhet në parim dhe shpresoj që të gjitha sugjerimet të merren për bazë nga ministria e financave. Dhe të reflektohen sugjerimet e grupeve të interesit.

Arbi Agalliu: Unë e shoh si një buxhet jo të shpërndarë siç duhet, nëse objektivi kryesor është mbushja e buxhetit të shtetit, mbushja e gropave që vijën nga abuzimi apo keqqeverisja nuk e shohin me vend që ky buxhet të ketë këtë lloj shpërndarje. Kemi evidentuar se këto që kërkojnë më shumë para dhe mbështetje ,do ju bëja thirrje të dëgjoni grupet e interesit dhe të dalim jashtë politikës dhe të shikojmë të gjithë aty ku është nevoja. Të mos e shohim zgjidhjen te borxhi por te rritja e eficencës së sektorëve përkatës. Të taksojmë tek më i forti, te ata që tregojnë produkte luksi dhe jo ato jetike.

Dashamir Shehi: Është e qartë që opozita do të votojë kundër, ky buxhet sido që të rrotullohet me këto ndryshime të vogla, por duke qene vit pandemie , mendova se do të bëhej një kapërcim cilësor sa i përket pagave dhe pensioneve që të mos i lëmë qytetarët vetëm.

LAJMI KRYESOR:‘Ekonomia’/Miratohet në parim pr/buxhetin2022 dhe paketën fiskale!PD kundër(DEBATET)

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ekonomia komisioni i ekonomise 11 nentor 2021 ekonomia komisioni i ekonomise 11 nentor 2021

Sondazh

Poll